LAJMI I FUNDIT:

AFP: Gjermania, mund të ndërpresë ndihmat për Kosovën

AFP: Gjermania, mund të ndërpresë ndihmat për Kosovën

Agjencia franceze e lajmeve, AFP, ka bërë të ditur, se Berlini po shqyrton mundësinë e ndërprerjes së ndihmës për Prishtinën.

Asgjë nuk është vendosur, por është e vërtetë se po bëhet presion, që të ndërmerrt një veprim i tillë”, deklaroi një burim qeveritar gjerman për gazetën vendase “Velt”.

Sipas këtyre burimeve, shkak është bërë arrestimi për 9 ditë me akuza për terrorizëm i 3 agjentëve të fshehtë gjermanë, për shpërthimin e regjistruar më 14 nëntor, në zyret e ICO-së në Prishtinë.

Për këtë ngjarje, të martën e kaluar, thonë gazetat gjermane, shefi i kabinetit të kancelares gjermane, Tomas De Mazier, i ka telefonuar kryeministrit kosovar Thaçi, duke e kërcënuar me ndërprerjen e ndihmave që parashikohen në 110 milionë euro, për dy vitet e ardhshme.