Gazetari Eni Ferhati zbulon se Alma Kaçi, 40-vjeçarja në videon erotike me Safet Gjicin në zyrën e kryetarit të Bashkisë së Kukësit, ka bërë kurs për detektive private si dhe ka punuar si gazetare në televizione lokale të Durrësit.
I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, gazetari Ferhati u shpreh se versionet që japin si Safet Gjici ashtu dhe Alma Kaçi, janë kontradiktore për SPAK dhe po bën verifikime e hetime.
Kjo ka qenë karta që ka luajtur avokati që nuk ka rrezikshmëri të veprës penale. Gjici rrezikon nga 4 deri në 12 vite burg, aq parashikon Kodi Penal për korrupsion pasiv ndaj funksionarëve të lartë.
Sa i takon Alma Kaçit, edhe ajo akuzohet për korrupsion aktiv. Kemi të paktën 3 versione konntradiktore. Z.Gjici filimisht ka pretenduar për sulm politik, ka pretenduar që ka patur raport intim me vajzën. Por këto dy qëndrime janë rrëzuar sot nga Alma Kaçi.
Sot kemi mësuar që është përgjuar me anë të një kutie minitermusi. Mendonim që ishte çanta. Alma Kaçi nuk është një personazh kaq i thjeshtë për sa kohë ka informacione që ka kryer për disa kohë një kurs për detektive private, nuk e ka përfunduar. Ka qenë një gazetare e angazhuar në qytetin e Durrësit në televizione lokale”.
Edhe pse nuk ka patur asnjë dokument për projektin, Ferhati sqaroi se premtimi që bëri ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici konsiderohet si vepër penale.
“Nga ana tjetër, z.Gjici ka patur më tepër një reagim emocional. Është sekuestruar dhe kompjuteri i zyrtarit dhe nuk ka asnjë email apo shpallje për tenderim publik. Akuza qëndron te video dhe premtimi sepse z.Gjici i premton pas përfundimit të aktit seksual. Neni 260 përfshin dhe premtimin. Njeriu kyç që mund të vendosë enigmat është vetë Alma Kaçi e cila nuk ka pranuar të flasë”.
Eni Ferhati bëri të ditur se që nga dita e publikimit të videos erotike, Safet Gjici nuk është larguar për asnjë moment nga Shqipëria.
“Gjici është arrestuar pranë banesës së tij në zonën pranë liqenit artificial në një prej lokaleve në pronësi të tij. Kanë qenë oficerë të OPGJ që kanë ekzekutuar arrestimin. Gjatë gjithë kësaj periudhe z.Gjici ka qenë brenda territorit”.
Safet Gjici u la në arrest në burg sot nga Gjykata e Posaçme, ndërsa Alma Kaçi në arrest shtëpie.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ndërron jetë babai i ish-presidentit Hashim Thaçi

Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Mbushet me vetura luksoze depo e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, kritikohen prokurorët

Rama: Baba iku krenar, Hashim

Pacolli reagon për keqpërdorimin e fotove familjare në TikTok: Paralajmëron masa ligjore

Nga fillim java temperaturat bien deri në minus 4 gradë celsius

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Mbushet me vetura luksoze depo e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, kritikohen prokurorët

Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Ndërron jetë babai i ish-presidentit Hashim Thaçi

Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

Rama: Baba iku krenar, Hashim

Pacolli reagon për keqpërdorimin e fotove familjare në TikTok: Paralajmëron masa ligjore