LAJMI I FUNDIT:

Aeroporti, tender për kamerat e sigurisë

Aeroporti, tender për kamerat e sigurisë

Kamerat në aeroport nuk kanë punuar edhe në momente kyçe. Një bankë komerciale qe grabitur vitin e kaluar afër zyrave të menaxhmentit të aeroportit, ndërsa burimet tona shpjegojnë se kamerat e sigurisë në atë kohë nuk patën regjistruar asgjë. Po ashtu, një prej pikave ku më së shpeshti nuk kanë funksionuar kamerat e sigurisë ka qenë pika e pagesave për parking.

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës brenda një kohe të shkurtër do të jetë i mbuluar në të gjithë hapësirën e vet nga vëzhgimi i kamerave, përgjatë 24 orëve.

Sipas gazetës “Kosova Sot”, menaxhmenti i kësaj kompanie shumë shpejt pritet ta shpall tenderin për këtë çështje, për shkak se një pjesë e kamerave janë të prishura prej vitesh dhe nuk funksionojnë.

Por para se të hapet tenderi, ekspertët do të përcaktojnë se ku çalon sistemi i kamerave, i montuar vite më parë. Kamerat nuk janë rregulluar as nga drejtorët ndërkombëtarë e as nga ata vendorë që ka pasur kjo kompani, megjithëse këto kamera nuk kanë funksionuar shpeshherë edhe në pika kyçe.


"Një rishikim i tërë sistemit të kamerave do të bëhet së shpejti, me qëllim të skenimit të tërësishëm të gjendjes së tyre dhe intervenimit të nevojshëm në të gjitha ato kamera që mund të kenë probleme kohë pas kohe. Për rregullimin e tyre shumë shpejt do ta shpallim tenderin", tha për "Kosova Sot" drejtori menaxhues i ANP-së, Agron Mustafa.

Sipas burimeve tona, kamera ne parking sa herë që janë rregulluar, janë prishur sërish, duke ngritur dyshime të fuqishme se ajo është bërë me qëllim. ë Funksionimi i gjithë sistemit të kamerave të sigurisë, sipas drejtorit menaxhues të kësaj kompanie, është esenciale për Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, si pikë strategjike.