LAJMI I FUNDIT:

Aeroporti i Prishtinës merr çmimin për përgjegjësi sociale

Aeroporti i Prishtinës merr çmimin për përgjegjësi sociale

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ sot ka pranuar çmimin e radhës për përgjegjësi sociale të korporatës të ndarë nga Communitas Awards.

Çmimi i ndarë kësaj radhe është për: ‘Përsosmëri në Përgjegjësinë Sociale të Korporatës’ (Excellence in Corporate Social Responsibility) në kategorinë për përgjegjësi ndaj shoqërisë.
unnamed
Sipas një komunikate të Aeroportit, dedikimi i kompanisë Limak & Aeroports de Lyon që menaxhon me ANP ‘Adem Jashari’ është duke u vlerësuar ndërkombëtarisht duke shënuar kështu numrin e çmimeve ndërkombëtare të fituara në 7-të deri më tani.

“Edhe ky çmim është ndarë për përkushtimin ndaj shoqërisë kosovare aty edhe ku zhvillon biznesin ANP ‘Adem Jashari’. Communitas Awards është e inspiruar nga vizioni i një bote më të mirë dhe është një tentim për ta arritur këtë përmes praktikave më të qëndrueshme etike, të investimeve dhe praktikave vullnetare të biznesit. Trupa administrative e Communitas Awards përbëhet nga Shoqata e Profesionistëve të Marketingut dhe Komunikimit, e përbërë nga mijëra profesionistë të departamenteve të komunikimit, agjensioneve të marketingut, organizata të marrëdhënieve me publikun, etj. Logo-ja e Communitas Awards përfaqëson harmoninë e njerëzve, ambientin dhe botën. Një fytyrë, një gjethe dhe globi janë të gjitha një”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/


Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Misteri i shpikësit të Bitcoin

Misteri i shpikësit të Bitcoin

Botë
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

Ekonomi
Kalo në kategori