LAJMI I FUNDIT:

Aeroporti, 12 milionë euro para kesh në banka

Aeroporti, 12 milionë euro para kesh në banka

Drejtori menaxhues i ANP-së ka bërë publike fitimet, të cilat sipas tij shkojnë në rreth 8 milionë euro fitim neto për 2008, ndërsa gjendja e keshit përkatësisht shitjet e realizuara në kompani e të cilat janë të afatizuara në bankat vendore llogariten të jenë 12 milionë euro.

Zyrtarët e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës (ANP), e cilësuan vitin 2008 si njërin nga më të suksesshmit në historinë e tij. Drejtori i kompanisë, Agron Mustafa, vitin që po lëmë pas, e vlerësoi si të artë, për ngjarjet dhe sukseset që ka korrur Aeroporti gjatë këtij viti. Nga të gjitha aktivitetet që janë shënuar gjatë tërë vitit, Mustafa i ka veçuar tri, si më të rëndësishmet.

”Certifikimi i ANP-së në bazë të standardeve ndërkombëtare, të parapara nga Organizatat ndërkombëtare të aviacionit civil……Ngjarja e dytë kulmore është kalimi i udhëtarit të njëmiliontë në ANP…Ndërsa ngjarja e tretë, ishte ngjarja e para dy jave, ku British Airways na u drejtua apo e vlerësoi ANP-në si stacionin e artë për shërbimin e tyre për periudhën prill tetor 2008, që kishte të bëjë me ngritjen e nivelit të shërbimeve dhe përpikëri”, ka numëruar sukseset drejtori Mustafa.

Drejtuesit e ANP-së po ashtu thanë se vitin e përmbyllin me afërsisht rreth 8 milionë euro fitim dhe me 12 milionë euro para të afatizuara në llogaritë bankare në Kosovë. Mustafa, çmoi lartë edhe bashkëpunimin e të gjithë atyre që kanë ndihmuar që ANP-në, të ketë sot këtë status dhe këtë kualitet të shërbimeve.


Drejtori i ANP-së, Agron Mustafa, përmendi edhe disa nga vështirësitë që aeroporti i ka hasur gjatë vitit 2008, e që kryesisht kishin të bënin me problemet e paraqitura nëpër pista, ku sipas tij shkaktare e tyre ka qenë kualiteti i dobët i asfaltit të asaj pjese. Mirëpo, ai tha se kjo tashmë është përmirësuar dhe më nuk ka pengesa të tilla.

Mustafa tha se edhe në vitin 2009, do të mundohen të përmirësojnë sa më shumë kompaninë dhe të sjellin shërbime sa më të mira për pasagjerët. Ai ndër tjerash, bëri të ditur se, kohët e fundit ka filluar ndërtimi i një terminali për personat me rëndësi të veçantë, i cili pritet të përfundojë së shpejti. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids
Fondi i Kursimeve Pensionale: Arrihet vlera 3 miliardë euro në menaxhim

Fondi i Kursimeve Pensionale: Arrihet vlera 3 miliardë euro në menaxhim

Ekonomi
Kalo në kategori