LAJMI I FUNDIT:

Aeroportet nën koncesion të “TAV”-it turk

Aeroportet nën koncesion të “TAV”-it turk

Qeveria e Maqedonisë dhe kompania turke "TAV" sot do të firmosin marrëveshjen për dhënien me koncesion të sistemit të aeroporteve në Maqedoni, lajmërohet zyrtarisht në Shkup.

Kompania turke ishte e vetmja që dorëzoi ofertë për koncesion të aeroporteve në Shkup dhe Ohër dhe për ndërtimin e kargo-aeroportit në Shtip.

Koncesioni është për periudhë mbi 20 vjeçare, ndërsa "TAV" paralajmëroi investim prej rreth 200 milionë eurove.