LAJMI I FUNDIT:

Aeroplanët amerikanë patën një takim “armiqësor” me ata rusë mbi Detin Mesdhe

Aeroplanët amerikanë patën një takim “armiqësor” me ata rusë mbi Detin Mesdhe
Ilustrim

Pentagoni konfirmoi se tre aeroplanë të marinës amerikane P-8A “përjetuan ndërhyrje joprofesionale nga aeroplanët rusë”, fundjavën e kaluar në hapësirën ajrore ndërkombëtare mbi Detin Mesdhe, sipas zëdhënëskapitenit Mike Kafka.

“Ne ua kemi bërë të ditur shqetësimet tona zyrtarëve rusë përmes kanaleve diplomatike”, tha Kafka.

“Ndërsa askush nuk u lëndua, ndërveprime të tilla mund të rezultojnë në llogaritje të gabuara dhe ato na sjellin rezultate më të rrezikshme. SHBA do të vazhdojë të operojë në mënyrë të sigurt, profesionale dhe në përputhje me ligjin ndërkombëtar në ujërat dhe hapësirën ajrore ndërkombëtare. Ne presim që Rusia të bëjë të njëjtën gjë”, shtoi ai, transmeton Telegrafi.


CNN raportoi më herët se një aeroplan pati një takim “jashtëzakonisht të afërt” me aeroplanët ushtarakë rusë, sipas zyrtarëve të shumtë amerikanë që kishin njohuri të rastit. Zyrtarët nuk detajuan saktësisht se sa afër aeroplani rus iu afrua atij amerikan.

Raportimi fillestar tregon se ka pasur një takim shtesë të mëvonshëm pas atij midis aeroplanëve amerikanë dhe rusë.

Disa nga burimet treguan se ka video të incidentit, por administrata e presidentit amerikan, Joe Biden ende nuk ka pranuar publikisht ndonjë nga detajet mes tensioneve në rritje me rusët.

Nuk është e pazakontë që aeroplanët rusë t’iu afrohen atyre amerikanë, por shumica e ndërveprimeve konsiderohen të sigurta dhe profesionale nga SHBA.

Zyrtarët amerikanë vazhdojnë të thonë se këto takime të afërta dhe të papritura rrezikojnë një llogaritje të gabuar që mund të çojë në një incident ushtarak. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Lituania thotë se ka kapur furnizime ushtarake që ishin nisur për në Rusi dhe i ka dërguar në Ukrainë

Lituania thotë se ka kapur furnizime ushtarake që ishin nisur për në Rusi dhe i ka dërguar në Ukrainë

Botë
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Botë
Zbulohet shuma rekord e ndihmës ushtarake të SHBA-së për Izraelin që nga fillimi i luftës në Gaza

Zbulohet shuma rekord e ndihmës ushtarake të SHBA-së për Izraelin që nga fillimi i luftës në Gaza

Botë

"Viti i vuajtjeve": Rrëfimi i palestinezëve të rraskapitur, një vit pas fillimit të luftës së Izraelit në Gaza

Botë
Lideri i Hamasit filmohet duke bartur valixhen me 25 kilogramë dinamit derisa kalon në tunel me gruan dhe tre fëmijët

Lideri i Hamasit filmohet duke bartur valixhen me 25 kilogramë dinamit derisa kalon në tunel me gruan dhe tre fëmijët

Azia
Inteligjenca ushtarake ukrainase shkatërron sistemin kundërajror rus Osa – e godet me dron kamikaz

Inteligjenca ushtarake ukrainase shkatërron sistemin kundërajror rus Osa – e godet me dron kamikaz

Evropa
Kalo në kategori