LAJMI I FUNDIT:

Adoleshenti britanik zgjohet nga koma pas 11 muajsh – pa njohuri për pandeminë, edhe pse ishte prekur dy herë nga coronavirusi

Adoleshenti britanik zgjohet nga koma pas 11 muajsh – pa njohuri për pandeminë, edhe pse ishte prekur dy herë nga coronavirusi

Një adoleshent i cili ka qenë në koma për gati një vit është zgjuar pa kujtesë për pandeminë e shkaktuar nga Covid-19, pavarësisht se ai madje kishte qenë i prekur nga virusi dy herë.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Joseph Flavill, 19 vjeç, u përplas nga një makinë ndërsa ecte pranë shtëpisë së tij në Tutbury, Staffordshire, më 1 mars – tre javë para se të fillonte bllokimi i parë kombëtar i Britanisë së Madhe.


Që atëherë ai ka kaluar gati 11 muaj në koma, por është në rrugën e rimëkëmbjes pasi është zgjuar, pasi arrin të përgjigjet duke mbyllur sytë dhe duke buzëqeshur me të dashurit e tij.

Adoleshenti, i njohur si Joe, po studionte në Akademinë de Ferrers në Burton, kur ai u përfshi në aksident vitin e kaluar.

Ai u dërgua me urgjencë në Spitalin e Përgjithshëm të Leicester, ku kaloi gjashtë muaj në koma, para se të transferohej në Adderley Green një qendër rehabilitimi neurologjike në Stoke-on-Trent katër muaj më parë.

Gjatë asaj kohe ai është prekur nga COVID-19 dy herë, një ndërsa ishte ende në koma dhe përsëri pasi u zgjua, por në të dy rastet ai ishte shëruar.

Siç bëhet e ditur, adoleshenti po përparon mirë pasi hapi sytë dhe në javët e fundit ai ka filluar të lëvizë gjymtyrët kur i thuhet ta bëjë këtë.

Familjarja e tij Sally Flavill-Smith tha: “Në fillim ai hapte sytë e tij, por ai nuk përgjigjej në asgjë, por gjatë javëve të fundit ai ka bërë hapa të mahnitshëm”.

Për shkak të kufizimeve të coronavirusit, familja e Joe nuk është në gjendje ta vizitojë atë por ata komunikojnë përmes Facetime dhe halla e tij tha që fytyra e tij “ndriçohet” kur sheh miqtë dhe familjen e tij në ekran. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Hegseth: Ukraina nuk mund të kthehet në kufijtë e vitit 2014

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Hegseth: Ukraina nuk mund të kthehet në kufijtë e vitit 2014

Evropa
Inteligjenca ukrainase kap spiunin rus që punonte në këtë agjenci – ishte vetë kreu i saj që e arrestoi

Inteligjenca ukrainase kap spiunin rus që punonte në këtë agjenci – ishte vetë kreu i saj që e arrestoi

Evropa
Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Turqia
Aeroplani ushtarak rus hyn në hapësirën ajrore polake

Aeroplani ushtarak rus hyn në hapësirën ajrore polake

Evropa
Për shkak të tërmetit në Kroaci, lëvizë kulla historike e kishës në Pag

Për shkak të tërmetit në Kroaci, lëvizë kulla historike e kishës në Pag

Kroacia
'Pushtohet' interneti me reagime pas deklaratës së papritur të Musk: E dua Trumpin aq sa një

'Pushtohet' interneti me reagime pas deklaratës së papritur të Musk: E dua Trumpin aq sa një "straight" mund të dojë një burrë tjetër

Botë
Kalo në kategori