Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka uruar gjithë popullin për tre vjetorin e pranimit të Kosovës në UEFA.
Në një letër të publikuar në faqen zyrtare të FFK-së, Ademi ka thënë se FFK që nga ajo kohë ka bërë hapa të mëdhenj në zhvillim.
Gjithashtu numri një i FFK-së, ka thënë se Përfaqësuesja e Kosovës ka bërë ndeshje mjaftë të mira dhe është rritur shumë në tri vite.
Urimi i plotë i Presidentit të FFK-së, Agim Ademi për tre vjetorin e pranimit në UEFA:
Të nderuar kolegë të Komitetit Ekzekutiv, të nderuar anëtarë të FFK-së, drejtues të klubeve, futbollistë e dashamirë të futbollit,
Sot për ne dhe për futbollin e Kosovës është një ditë e madhe dhe e shënuar në historinë e futbollit tonë dhe jo vetëm. Si sot, tre vite më parë, në Kongresin e UEFA-s në Budapest, FFK-ja u anëtarësua me të drejta të plota në UEFA, duke i dhënë fund izolimit 25-vjeçar dhe duke e hapur një epokë të re në historinë e futbollit tonë.
Kjo ditë solli emocione e lot gëzimi kudo në Kosovë e Diasporë, pasi për një vendim të tillë meritor ishte pritur me dekada dhe u sakrifikuan shumë breza. Ishte një ditë në të cilën ngadhënjeu drejtësia dhe futbolli, e ku u shpërblye mundi, djersa e sakrifica e shumë gjeneratave pa dallim. Kjo ditë shënoi kthesën e shumëpritur për futbollin e Kosovës për të ecur përpara drejt rezultateve dhe integrimeve në familjen e futbollit evropian, aty ku edhe e kemi vendin dhe ku po marshojmë me dinjitet dhe me rezultate të mira.
Që nga ajo periudhë FFK-ja ka bërë hapa të mëdhenj në zhvillimin e saj si federatë, derisa Kombëtarja e Kosovës ka krijuar një ekip shumë cilësor, ku me lojërat e paraqitura sidomos në Ligën e Kombeve, por edhe në ciklin kualifikues për Euro 2020, ka bërë krenar tërë kombin dhe është shndërruar në storie suksesi për vendin tonë kudo në botë. Po ashtu, edhe ekipet zinxhir të grupmoshave të Kombëtares gjatë kësaj kohe janë konsoliduar, derisa pjesëmarrja e klubeve në garat evropiane ka ndikuar në ngritjen e cilësisë dhe të organizimit në kampionatin vendor.
Prandaj, shfrytëzoj rastin që në këtë ditë të veçantë t’i falënderoj të gjithë ata që punuan në vazhdimësi dhe brez pas brezi që sot ta gëzojmë këtë ditë. Falënderoj gjeneratat para nesh që morën guximin dhe i thanë “JO” regjimit okupator dhe e mbajtën gjallë futbollin në kushte jashtëzakonisht të vështira, duke e ndarë edhe kafshatën e gojës për ta mbajtur gjallë futbollin e Kosovës, si dhe të gjithë ata njerëz të vullnetit të mirë që arat pjellore i lëshuan për t’i shndërruar në fusha futbolli.
Po ashtu i kujtoj me krenari të gjithë ata që punuan dhe ndihmuan për këtë ditë të madhe e që më nuk janë në mesin tonë, posaçërisht ish-presidentin, Fadil Vokrri, por edhe të gjithë të tjerët që kanë qenë pjesë e futbollit.
Urime kjo ditë e madhe të gjithë anëtarëve të KE-së, të gjitha klubeve dhe kryetarëve të tyre, futbollistëve, organeve tjera të futbollit (delegatëve të Kuvendit të FFK-së, Komisioneve, gjyqtarëve, delegatëve të ndeshjeve), tifozëve “Dardanët” si dhe tërë popullit të Kosovës.
Vazhdojmë tutje, me Krenari e Përgjegjësi! Na priftë e mbara. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Pesë ekipet që kanë mbledhur më shumë pikë më 2025, do të befasoheni nga vendi i dytë dhe tretë

Leao do të largohet në verë nga Milani, tre opsionet ku mund ta vazhdoj karrierën

Arsenali përgatit një ofertë prej 75 milionë eurosh për yllin e Barcelonës

Flick flet pas barazimit dramatik ndaj Atletico Madridit: Jam i zhgënjyer

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

Interi del si pretendenti kryesor për transferimin e Salah

Mbyllet dueli i tetë golave: Atletico Madridi tronditi Barcelonën në sekondat e fundit

Messi vazhdon të shkëlqejë më 2025, shënoi një tjetër supergol për Inter Miamin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe