LAJMI I FUNDIT:

Ademi: Po shqyrtohen disa opsione për regjistrimin në arsimin fillor të fëmijëve të pavaksinuar

Ademi: Po shqyrtohen disa opsione për regjistrimin në arsimin fillor të fëmijëve të pavaksinuar

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi, sot deklaroi se me qasje serioze janë duke u shqyrtuar të gjitha opsionet për fëmijët e pavaksinuar, të cilët duhet ta fillojnë arsimin fillor në vitin e ardhshëm.

Ai tha se është realizuar takim me ministrat e Shëndetësisë dhe Drejtësisë, Venko Filipçe dhe Renata Deskoska, ndërsa shtoi se për këtë çështje do të diskutohet edhe në seancën qeveritare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Një prej opsioneve që do të shqyrtohet është që nxënësit të regjistrohen, ndërsa të vaksinohen në shtator, gjegjësisht në fillim të shtatorit të ketë vaksinim në terren për të gjithë nxënësit e pavaksinuar”, tha Ademi.


Ai shtoi se në mënyrë plotësuese do të zbatohen konsultime me ekspertë të fushave, me qëllim që të gjendet zgjidhje e shpejtë për shkak të epidemisë së fruthit.

Ndryshe, për shkak të përhapjes së fruthit, Ministria e Shëndetësisë vendosi ndalesë për regjistrimin e fëmijëve të pavaksinuar në arsimin fillor./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori