LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku: Euforia për Kurtin do të kalojë brenda pak muajsh, nuk mjafton më të jesh vetëm i pa korruptueshëm

Abdixhiku: Euforia për Kurtin do të kalojë brenda pak muajsh, nuk mjafton më të jesh vetëm i pa korruptueshëm

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku thotë se politika do të përballet tash me problemet reale që ka Kosova.

Abdixhiku në “Debat Plus” thotë se Kosova do të ketë nevojë për shumë më tepër gjëra se luftimi i korrupsionit.

“Në Kosovë nuk do të mjafton të thuash se je i pakorruptuar dhe i pakorruptueshëm. Do të duhet të dish edhe çfarë po bënë. Jo vetëm të duash por edhe të dish. Këtu i shoh defektet e pozitës”, tha ai, përcjell Telegrafi.


Ai thotë se problemet në vend Vetëvendosje i ka thjeshtëzuar shumë më tepër se që është e mundshme.

“E kuptoj që “qeni topall” në QKUK dhe një prokuror i vetëm kanë qenë simbolika, por problemet janë më të thella se simbolikat. Këtu e shoh fuqinë e vërtet të LDK-së…Euforia do të kalojë brenda tre katër muajsh, por njerëzit do t’i kenë problemet e njëjta. Do të kenë problemin si ta kalojnë muajin, problemin se çfarë mësojnë fëmijët në shkollë, problemin ku të dërgojë fëmijën për shërim. Këto do të jenë probleme reale. Më pas komplikohet diskutimi publik dhe vjen në pyetje alternativa opozitare. Unë besoj se LDK ka kapacitete”.

Abdixhiku thotë se loja politike në Kosovë do të ndryshojë.

“Nuk mjafton më të jesh vetëm i pa korruptueshëm”, tha ndër të tjera Lumir Abdixhiku./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Lajme
Kalo në kategori