LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku: Asnjë kryeministër s’ka bërë më shumë dëm se Kurti

Abdixhiku: Asnjë kryeministër s’ka bërë më shumë dëm se Kurti

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, duke folur për Planin Evropian, deklaroi se asnjë kryeministër s’ka bërë kaq dëm sikur Albin Kurti, dhe se asnjë kryeministër s’ka kapërcyer këtë nivel të organizimit të të drejtave kombëtare.

Abdixhiku vlerësoi se asnjë kryeministër s’ka pranuar statusin politik të Kishës Ortodokse Serbe dhe të drejta vetmenaxhuese për komunitetin serb.

“Këto janë barrë për Kosovën! A e implementon ky, a implementohen pas 50 vjetëve, kjo tani është trashëgimi politike, juridike. Kjo marrëveshje që e ka sjellë ky njeri, është sot kriter për Kosovën në BE, këso kritere Kosova s’ka pasur asnjëherë!”, u shpreh Abdixhiku, për Klan Kosova.


Duke folur për aneksin e propozimit evropian për dialogun, për të cilin u dakorduan kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq në Ohër, të shtunën, Abdixhiku ka deklaruar se Serbisë nuk i kërkohen obligime.

“Kjo marrëveshje jep dy gjëra, e para i kërkon Serbisë normalizimin me Kosovën, por pa njohje. E dyta, i kërkon Kosovës disa obligime.  Në këtë marrëveshje apo aneks-marrëveshje nuk ka obligime për Serbinë. Më thoni nga pikat që janë në aneks, çfarë obligime ka Serbia? Obligimet për Serbinë nuk janë të detajuara”, ka thënë Abdixhiku

Abdixhiku ka thënë se Kosova në aspektin e sigurisë, brenda territorit të saj, ra në grackën e Serbisë, për shkak të moskoordinimit të denjë me partnerët ndërkombëtarë.

”Kam qenë pjesëmarrës në disa takime, edhe me zotrin Escobar. Kërkesa e tyre ka qenë, mos provokoni situatë destabilizuese, që do të prodhonte krizë. Kërkesa për shtyrje dhjetë muajsh të vendimit të targave kishte këtë qëllim, që të mos bijmë në kurthin e Serbisë, e mos të krijojmë një krizë në veri, që më pas kërkon një marrëveshje për menaxhim të kësaj krize”, tha ai.

”Dhe zotri Lajçak disa herë në vizitat që kishte, na ka thënë se tani dialogu po bëhet si proces menaxhues i krizës. Pra, ideja ka qenë të sigurohet paqja në veri dhe kjo vjen si rezultat i rënies së Kosovës në grackë të Serbisë, në çështjen e sigurisë brenda territorit të vet. Kjo për shkak të njëfar popullizmi që dukej që jepte rezultat për mbështetje të votave të brendshme, e ky popullizëm bëhej si rezultat i dështimeve në sfera të tjera të jetës, si ekonomi, arsim etj”.

Ai tha se tendenca e Serbisë në veri gjithmonë ka qenë provokuese dhe destabilizuese.

”Ka qenë gjithmonë maturia e institucioneve të Kosovës, në koordinim me aleatët tanë që ka siguru që ne të mos bimë në grackë të destabilizimit. Por këtë herë, Serbia ka lexuar qartë vëmendjen ndërkombëtare, ka prodhuar një krizë në veri me grupe kriminale, me influencë nga më të ndryshmet, më të frikshmet besa, por tani përgjigjia që Kosova i ka dhënë kësaj krize, ka qenë jokoordinuese me aleatët”, tha Abdixhiku.

Në trend Lajme

Më shumë
Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Lajme
Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Lajme
Ndalohet për 48 orë i dyshuari për grisjen e Kuranit, Policia thotë se ka të kaluar kriminale

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për grisjen e Kuranit, Policia thotë se ka të kaluar kriminale

Lajme
U raportua se e kanë larguar nga LDK-ja, reagon kryeshefi i Termokosit

U raportua se e kanë larguar nga LDK-ja, reagon kryeshefi i Termokosit

Lajme
KPK dhe ZKPSh i reagojnë Kurtit: Zbatimi i ligjit është detyrim, jo interes personal

KPK dhe ZKPSh i reagojnë Kurtit: Zbatimi i ligjit është detyrim, jo interes personal

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori