LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku akuzon Qeverinë se po e rrezikon demokracinë: Kosova e sanksionuar është në pozicion vajtues

Abdixhiku akuzon Qeverinë se po e rrezikon demokracinë: Kosova e sanksionuar është në pozicion vajtues

Kryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, tha se në Kosovë nuk ka politikë publike dhe kjo është arsyeja që s’ka zhvillim.

Sipas tij, Qeveria ka vazhduar të rrit polarizimin në jetën publike.

“Polarizimi i Qeverisë është në nivel shumë të lartë. Nga politika e fjalëve janë shndërruar në persekutues, siç ka ndodhur me bizneset dhe mediet. Nuk kemi bërë politikë kundër diçkaje kemi bërë politikë për diçka. Kjo ka qenë formula e fitores në Prishtinë”, u shpreh Abdixhiku.


Ai theksoi se kjo qeveri është e vetmja që realizon video propaganduese kundër opozitës, por në të njëjtën kohë sulmon edhe mediat.

“Po na rrezikohet liria e të shprehurit, po rrezikohet demokracia. Ideja për mbylljen e mediave është tregues që demokracia në Kosovë nuk funksionon. Kemi një frikë shoqërore. Kjo më frikëson më tepër. Tash po atakohet njeri si qenie e pavarur”, tha Abdixhiku.

Më tej, tha se Kosova aktualisht është në gjendje jo të mirë dhe është e sanksionuar nga aleatët.

Ai në emisionin Rubikon me Adriatik Kelmendin në Klan Kosova, tha se vitin e ardhshëm do të jetë në pozitë edhe më të vështirë.

“Një vend i sanksionuar nuk është në pozicion të mirë, që ka komunikim me ndërmjetësues vetëm përmes konferencave, është në pozicion vajtues”, tha Abdixhiku, duke folur për procesin e dialogut në Bruksel.

“Kundërshtarët e LDK-së janë të mirë vetëm në krizë, në sharje, dhe në polarizim”.

“Mendoj që në këto tri vitet e fundit mjaftë kemi pasur krizë”, u shpreh Abdixhiku në KlanKosova.

Në trend Lajme

Më shumë
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Kronika e Zezë
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
Kalo në kategori