LAJMI I FUNDIT:

AAK përmes video pamjeve ia kujton Albin Kurtit veprimet e tij ndaj Isa Mustafës

AAK përmes video pamjeve ia kujton Albin Kurtit veprimet e tij ndaj Isa Mustafës

“Kauza e Albin Kurtit për pushtet”. Kështu është titulluar video e postuar në Facebook-un zyrtar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës-dega në Deçan.

Në tekstin e videos së publikuar nga dega e AAK në Deçan, e cila udhëhiqet nga Daut Haradinaj, thuhet se ka prezantuar “Kronologjinë e urrejtjes dhe ‘dashurisë’ ndërmjet Albin Kurtit dhe Isa Mustafës”, si dhe “Historia nga ‘Isë Isë argat i Serbisë’ deri tek fotot dhe bisedat për koalicion”.

Në këtë video janë paraqitur deklaratat e Kurtit kundër Mustafës. Gjuajtjet me vezë ndaj tij në seancat e Kuvendit të Kosovës si dhe protestat e organizuara për rrëzimin e qeverisë gjatë kohës së Mustafës.


Në video është paraqitur edhe një intervistë e Kurtit ku thotë se ai regjimit Mustafa – Thaçi nuk i nënshtrohet kurrë.

“Këtij regjimi, Mustafa Thaçi si nënshtrohem kurrë, jam i gatshëm për çdo sakrificë timen”, kishte thënë Kurti.

AAK në këtë video ka prezantuar edhe pamje të takimeve të Kurtit e Mustafës gjatë muajve të fundit, në përpjekjet e tyre për të koordinuar aktivitetin opozitar për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Është larguar nga shtëpia prej 10 ditësh, kërkohet ndihmë për gjetjen e Bekim Varit

Është larguar nga shtëpia prej 10 ditësh, kërkohet ndihmë për gjetjen e Bekim Varit

Lajme
Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së

Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së

Lajme
Vdekja e ish-presidentit gjerman, Sejdiu: Kohler nënshkroi letrën për njohjen e pavarësisë së Kosovës

Vdekja e ish-presidentit gjerman, Sejdiu: Kohler nënshkroi letrën për njohjen e pavarësisë së Kosovës

Lajme
Walker: Asnjë anëtar i OSBE-së nuk më pyeti asgjë pas përfundimit të misionit në Kosovë, nuk më pyetën se çfarë kishte ndodhur

Walker: Asnjë anëtar i OSBE-së nuk më pyeti asgjë pas përfundimit të misionit në Kosovë, nuk më pyetën se çfarë kishte ndodhur

Lajme
Kalo në kategori