Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës përmes një njoftimi për media thekson se gjuha ofenduese e LDK-së, kundër AAK-së dhe Pal Lekajt, nuk mund të shndërrohet në mburojë të dështimeve të Isa Mustafës e as të LDK-së.
AAK thekson se është e tmerrshme kur kryeministri i vendit, një opozitar e quan rrugaç, një tjetër bisht kali, një të tretë gomar, vrasës apo edhe me keq…ndërsa për gratë flet si me pas qenë hyrijat e haremeve.
Lexoni të plotë reagimin e AAK-së.
“Gjuha ofenduese e LDK-së, kundër AAK-së dhe Pal Lekajt, nuk mund të shndërrohet në mburojë të dështimeve të Isa Mustafës e as të LDK-së.
Kur disa mijëra qytetarë dalin në rrugë për një vit rresht, e disa mijëra të tjerë me nënshkrimet e tyre e kundërshtojnë kryeministrin e presidentin; kur krejt opozita është kundër vendimeve e marrëveshjeve të presidentit e të kryeministrit; kur presidenti dhe kryeministri nuk mund t‘i kalojnë vendimet e tyre në Kuvend, edhe pse i kanë dy të tretat; kur presidenti dhe kryeministri nuk mund t’i bindin as deputetët e partive të tyre se vendimet e marrëveshjet e tyre janë të drejta, kur qytetarët dhe opozita janë të pakënaqur me efektet e dialogut ndërmjet qeverisë në Prishtinë dhe asaj në Beograd dhe kur për të gjitha këto flasin hapur edhe qytetarët edhe opozita, atëherë ata që kanë problem janë presidenti, kryeministri dhe qeveria e jo opozita ose njerëzit e saj.
Nuk është opozita ajo që këtë vend e ka shndërruar në strehë, ku hajnat flasin se si janë fisnikë, ku dezertorët flasin për trimëri, ku ish udhëheqësit komunistë na tregojnë si duhet atdheu, ku injorantët bëhen doktorë shkencash e profesorë…dhe kështu me radhë dhe të gjitha këto i bëjnë në emër dhe me pare të shtetit.
Është e tmerrshme kur Kryeministri i vendit, një opozitar e quan rrugaç, një tjetër bisht kali, një të tretë gomar, vrasës apo edhe me keq…ndërsa për gratë flet si me pas qenë hyrijat e haremeve.
Është më shumë se matrapazllëk kur një deputete, në shkëmbim të votës, merr terminal doganor, një tjetër bëhet ambasadore, një i tretë zv.kryeministër, e kështu në të gjitha hallkat e pushtetit mbi te cilin kanë vënë dorë dy njerëz me gjithë sejmenët e tyre.
Këto janë gabime të rënda që nuk shlyhen me fjalë, sado të zotët të jenë ‘oborrtarët’ e LDK-së e të pushtetit.
Gjuha ofenduese e Isa Mustafës dhe e LDK-së, kundër Pal Lekajt dhe opozitarëve të tjerë, nuk mund të shndërrohet në mburojë të dështimeve të Isa Mustafës e as të LDK-së”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet
Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj