LAJMI I FUNDIT:

AAK-ja akuzon kryetarin e Pejës për keqmenaxhim

AAK-ja akuzon kryetarin e Pejës për keqmenaxhim

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – dega në Pejë, e ka akuzuar kryetarin e Komunës, Gazmend Muhaxherin për keqpërdorim me postin e tij.

Ky subjekt, ka deklaruar se kryetari Muhaxheri e ka larguar nga shërbimi ndërmarrjen publike të pastrimit “Ambienti”, dhe në vend të saj ka kontraktuar një ndërmarrje private.

“Kësaj radhe kryetari goditi shumë rendë Ndërmarrjen Publike ‘Ambienti’. Siç dihet, kjo Ndërmarrje, qe nga ekzistimi i saj, në mesin e punëve të tjera ka bërë fshirjen, larjen e rrugëve si dhe mirëmbajtjen e parqeve e hapësirave të gjelbra. Që të jemi korrekt ndaj tyre, duhet të potencojmë se kanë qenë shembull për të mirë. Edhe pse Komuna e ka në përgjegjësi këtë ndërmarrje, Kryetari i Komunës në vend së t’i ofrojë më shumë përkrahje dhe t’i sigurojë edhe punë të tjera, për të cilat ka mundësi, ai para një jave e goditi rendë duke ia marrë punët për mirëmbajtjen e parqeve si dhe fshirjen dhe larjen e rrugëve, punë këto të cilat përmes tenderit ia dha një Ndërmarrje Private”, kanë deklaruar zyrtarë të kësaj partie në Pejë.


Sipas tyre, nga largimi i punës së kësaj kompanie, rrezikohet që 40 të punësuar të mbeten pa të ardhura.

Po ashtu, është thënë se kryetari i komunës po futet në borxhe për t’i përmbushur premtimet elektorale.

Në trend Lajme

Më shumë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
Fermerët alarmojnë për vjedhje të bagëtive, policia po i heton rastet

Fermerët alarmojnë për vjedhje të bagëtive, policia po i heton rastet

Sociale
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Kalo në kategori