Kryetari i Degës së AAK-së në Pejë, Ali Berisha, sot gjatë një konference për media, ka shprehur shqetësimet e kësaj partie rreth keqpërdorimeve në këtë komunë.
Ai me këtë rast ka numëruar konstatimet e Auditorit, duke kërkuar që me këto dukuri urgjentisht të merret prokuroria dhe policia, pasi mos respektimi i vendimeve të prera të gjykatave nga ana e Komunës së Pejës çon drejtpërdrejt në dëmtimin e buxhetit.
“Ndër 16 të gjeturat e Auditorit ka edhe shumë vërejtje të tjera të kësaj natyre por edhe të tjera si: pasojat e pagesave përmes vendimeve gjyqësore-përmbarimore, parregullsi në menaxhimin e tatimit në pronë, raportimi i pjesshëm dhe vonesa në pagesën e faturave të papaguara e shumë vërejtje të tjera por për të përmbyllur përshkrimin e këtij raporti do të përdorim konkluzionin e vetë Auditorit: Konkluzioni i përgjithshëm mbi qeverisjen është se ekziston një numër i dobësive të qeverisjes brenda Komunës së Pejës veçanërisht në lidhje me llogaridhënien, menaxhimin e rrezikut dhe cilësinë e raportimit menaxherial”, tha Berisha.
Sipas tij, vetëm sjellja para ligjit e pushtetarëve mund të ndalë fenomenet tashmë të dëshmuara të atyre që dëmtojnë paranë e qytetarëve të Komunës së Pejës.
Ai më tej ka tërhequr vërejtjen edhe në disa pika me rëndësi të vëna në pah nga Auditimi.
“Montimi i kalldasë për ngrohje në kuadër të mirëmbajtjes së shkollave në vlerë prej 900€ ishte faturuar dhe paguar në dy herë. Tre pozicione në projektin për Ndërtimin e shkollës së muzikës ‘Halit Kasapolli’ ishin më të larta se çmimet e kontraktuara, si rezultat janë paguar rreth 1,065 euro më shumë se që është dashur. Te projekti ‘Ndërtimi i shkollës së mesme të artit Odhise Paskali’, Auditori ka verifikuar në vend të ngjarjes se furnizimi shkallët metalike të kombinuara me dru nuk janë punuar, por janë paguar pa u punuar. Raporti ka konstatuar se në tri kontrata ka pasur ndryshime të sasive brenda kontratës pa aprovim si parashihet me ligj. Raporti gjithashtu ka potencuar se 22 projekte të asfaltimin janë zbatuar pa projekt ekzekutimi. Ky fenomen po sjellë deri te zbatimi i çuditshëm i traseve të rrugëve dhe te cilësia e dobët e punimeve”, tha Berisha. /KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit