LAJMI I FUNDIT:

A5 jashtë funksionit

A5 jashtë funksionit

Rrjedhjet në kaldajë sërish kanë nxjerrë nga prodhimi bllokun A5 të TC “Kosova A”, të mërkurën në mesditë. Në raportin ditor të KEK-ut, të lëshuar në mëngjes, thuhej se ky bllok prodhonte 105 megavatë/orë.

Sistemi energjetik është duke u varur nga njësia A3 e TC “Kosova A”, që prodhon 130 megavatë/orë, njësitë B1 dhe B2 të TC “Kosova B” – rreth 500 megavatë/orë, HC “Ujmani” – 32 megavatë/orë dhe nga importi – 95 megavatë/orë.

Te enjten KEK-u premton se në kohën e pikut do të importohen 200 megavatë energji elektrike në orë.

Pa marrë parasysh rënien e A5-shit, nga KEK-u njoftojnë se nuk do të ndryshojë orari i reduktimeve. Kategoria A do të furnizohet pa ndërprerje, ndërsa në kohën e ngarkesës do të jetë 5:1, kategoria B 4:2 dhe në pik 3:3 dhe kategoria C 3:3 dhe në pik 2:4.