LAJMI I FUNDIT:

Gordon Brown çdo ditë e më pak i popullarizuar

Gordon Brown çdo ditë e më pak i popullarizuar

Vetëm 33 për qind e britanikëve mendojnë që kryeministri i tyre kryen punë të mirë, për dallim nga 43 për qind që e mendojnë të kundërtën. Popullariteti i Brownit ka filluar të bie, që kur ai ka hequr dorë nga zgjedhjet e parakohshme. Këto janë rezultatet e anketës së kryer nga Sunday Times/YouGov.

Në të njëjtën anketë, të kryer në muajin tetor, 59 për qind e të anketuarve kishin thënë se Brown është duke kryer mirë punën e tij, për dallim nga 29 për qind që mendonin të kundërtën.

Shkalla e besimit global në kryeministrin e ri britanik ka rënë për 10 për qind brenda një muaji të vetëm.

Brown është përballur me vështirësi qëkur ka vendosur të mos i shpallë zgjedhjet e parakohshme në vjeshtë. Para këtij vendimi në disa anketime të opinionit publik veçse ishte e qartë rënia e popullaritetit të Partisë Laburiste.


Anketimi tregon edhe forcimin e Partisë Konservative nën udhëheqjen e David Cameron. Ata i mbështesin 41 për qind e të anketuarve, për dallim nga 35 të cilët në anën tjetër mbështesin laburistët.

Anketa është kryer me një mostër prej 2.000 personash.

Në trend Botë

Më shumë
Sërish protesta në Novi Sad, qytetarët thërrasin: Vuçiq, duart i ke të përgjakura

Sërish protesta në Novi Sad, qytetarët thërrasin: Vuçiq, duart i ke të përgjakura

Serbia
Trump me fitoren në zgjedhje siguroi edhe imunitet presidencial - çka do të ndodh me akuzat e prokurorit Smith?

Trump me fitoren në zgjedhje siguroi edhe imunitet presidencial - çka do të ndodh me akuzat e prokurorit Smith?

Amerika
Për herë të parë që nga nisja e luftës, Biden do t'i lejojë ekspertët ushtarakë amerikanë të shkojnë në Ukrainë

Për herë të parë që nga nisja e luftës, Biden do t'i lejojë ekspertët ushtarakë amerikanë të shkojnë në Ukrainë

Evropa
Departamenti amerikan i Drejtësisë zbardh detajet e para - Irani planifikoi ta vriste para zgjedhjeve Trumpin

Departamenti amerikan i Drejtësisë zbardh detajet e para - Irani planifikoi ta vriste para zgjedhjeve Trumpin

Amerika
Pas prishjes së koalicionit qeverisës, Scholz i kërkon një favor opozitës gjermane

Pas prishjes së koalicionit qeverisës, Scholz i kërkon një favor opozitës gjermane

Evropa
Izraeli nënshkruan një marrëveshje prej 5.2 miliardë dollarësh me Boeing për të blerë 25 aeroplanë luftarakë F-15

Izraeli nënshkruan një marrëveshje prej 5.2 miliardë dollarësh me Boeing për të blerë 25 aeroplanë luftarakë F-15

Azia
Kalo në kategori