Qytetarët dhe aktivistët serbë bllokuan urën e Varadinit në Novi Sad si një akt “mosbindjeje civile” pas vdekjes së 14 personave nga shembja e strehës së betonit të Stacionit Hekurudhor në këtë qytet më 1 nëntor.
Ata i bëjnë thirrje qeverisë për përgjegjësi dhe kërkojnë dorëheqjen e kryetarit të Komunës së Novi Sadit, Milan Gjuriq, dhe kryeministrit të Serbisë, Milos Vuçeviq, sjelljen para drejtësisë së përgjegjësve, si dhe heqjen e klasifikimit të kontratës për rindërtimin e Stacionit Hekurudhor.
Pjesëmarrësit e protestës, të udhëhequr nga organizatorët, po lyejnë urën me ngjyrë të kuqe, duke lënë gjurmë të “duarve të përgjakura”, shkruan nova.rs.
Me ngjyrë të kuqe, ata kanë shkruar mbi urë mesazhe kundër presidentit serb, Aleksandar Vuçiqit – “pushteti absolut, përgjegjësi absolute”, “vitet e heshtjes përfundojnë me një minutë heshtje” si dhe “duart e tua janë të përgjakura”.
View this post on Instagram
Gjatë protestës, përmes altoparlantëve dëgjohen deklaratat e zyrtarëve serbë gjatë hapjes së Stacionit Hekurudhor në Novi Sad pas rindërtimit, si dhe deklaratat e tyre pas tragjedisë.
Stacioni Hekurudhor në Novi Sad u hap solemnisht në muajin korrik të vitit 2024, pas një rindërtimi trevjeçar.
Shkaqet e shembjes së tendës prej betoni të Stacionit Hekurudhor në Novi Sad ende nuk dihen.
Deri më 5 nëntor, Prokuroria e Lartë në Novi Sad ka marrë në pyetje 48 persona, përfshirë ish-ministrin e ndërtimit, drejtorin e Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës në Novi Sad, përgjegjësit në “Hekurudhat e Serbisë” dhe “Infrastrukturën e Hekurudhave të Serbisë”, si dhe përgjegjësit për ekzekutimin e punimeve për shkak të aksidentit të 1 nëntorit. Punimet u kryen nga konsorciumi kinez CRIC&CCCC (“China Railway International Co. Ltd” dhe “China Communications Construction Company Ltd”).
View this post on Instagram
Pas aksidentit, në Novi Sad dhe Beograd janë zhvilluar disa protesta nga aktivistët, opozita dhe një pjesë e qytetarëve, të cilët i kanë bërë thirrje qeverisë për përgjegjësi.
Gjatë protestës së 5 nëntorit në Novi Sad ndodhën incidente kur grupe burrash, kryesisht me maska dhe kapuçë, hodhën mjete piroteknike, gurë dhe sende të tjera drejt ndërtesës së Komunës, ndërsa policia u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës.
Ndryshe, për shkak të trazirave para ndërtesës së Komunës së Novi Sadit më 5 nëntor, u arrestuan 14 persona. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShefi i forcave të armatosura britanike paralajmëron se bota është në prag të epokës së tretë bërthamore
Shërbimi sekret hungarez spiunoi zyrtarët e BE-së
Erdogan flet rreth luftimeve në Siri
Gjykata Kushtetuese anulon zgjedhjet presidenciale në Rumani pas akuzave për ndërhyrje ruse
Ukraina zbulon dronin e ri që mund të fluturojë 700 kilometra, në përpjekje për të rritur sulmet me rreze të gjatë
Bota po ngrohet më shpejt se sa pritej - shkencëtarët tani mendojnë se e dinë pse
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Pranon që t’ia zbret çmimit të madh pesë mijë euro - reagimi i Lelës kur pa pamjet që trazuan rrjetin
Pamjet shqetësuese shfaqen brenda stadiumit të ri të Evertonit përpara përurimit
Vizita e Kurtit në Sarajevë sot është problem për Dodikun - pesë vite më parë vetë e ftoi presidentin e Kosovës
Shumë ministra evropianë bojkotojnë fjalimin e Lavrovit - zyrtarin rus e quajnë kriminel lufte
Xhensila flet për një periudhë të trishtë të jetës: Nëna ime u plagos me shtatë thika nga babai im dhe humbi njërën nga duart
Banorët e Kalifornisë filmuan momentin kur një tërmet me magnitudë 7.0 goditi vendin e tyre