LAJMI I FUNDIT:

Galliani: Ne besojmë në kualifikim

Galliani: Ne besojmë në kualifikim

Zëvëndëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, ia ka tërhequr vërejtjen Barcelonës se jo gjithmonë favoritët fitojnë, para duelit titanik të zhvillohet sonte mbrëma në San Siro.

Të dyja ekipet do të përballen në San Siro për t’u kualifikuar tutje në Ligën e Kampionëve, dhe Galliani ka shprehur besimin në skuadrën e tij.

“Do të jetë një ndeshje e madhe. Është e bukur që të jesh pjesë e këtyre ndeshjeve”.


“Ne do të përballemi ndaj ekipit më të mirë në botë. Shikoni mesfushën e tyre, është ajo që e fitoi Spanja kampionatin evropian dhe botëror”.

“Unë nuk dua të bëj parashikime pasi nuk mund ta shoh të ardhmen, por ne besojmë. Barcelona është favorite, por jo gjithmonë fitojnë favoritët”, është shprehur Galliani. /Telegrafi/