LAJMI I FUNDIT:

Mazzarri: Cavani mund të largohet

Mazzarri: Cavani mund të largohet

Trajneri i Napolit, Walter Mazzarri, nuk mund të garantojë qëndrimin e Edinson Cavanit përtej fundit të këtij sezoni.

Real Madridi shihet si favorit për të transferuar sulmuesin uruguaian, para dy rivalëve tjerë Manchester Cityt dhe Paris Saint Germain.

“Mund të mos merrem me spekulime, andaj deri në qershor askush e di se çfarë do të ndodhë. Napoli do të mundohet të nxjerrë më të mirën nga Edi dhe pastaj gjatë verës do të shohim”.


“Këto janë gjëra të cilat janë të mira për mediat, por jo për ne. Megjithatë, lojtarë të rëndësishëm si ai, nuk mendoj se janë të prekur”, ka thënë Mazzarri. /Telegrafi/