LAJMI I FUNDIT:

Moratti e kërkon Scudetton

Moratti e kërkon Scudetton

Presidenti i Interit, Massimo Moratti, është shprehur i kënaqur me angazhimin e klubit të tij gjatë këtij afati kalimtar.

“Jam shumë i kënaqur me mënyrën si kemi vepruar në afatin e janarit”, ka deklaruar shefi i zikaltërve për Sky Sport Italia.

I pyetur nëse Interi do të kërkojë një vend që çon në Ligën e Kampionëve, Moratti është përgjigjur: “Nuk po e kërkoj pozitën e tretë. Kjo skuadër ka për objektiv Scudetton”. /Telegrafi/