LAJMI I FUNDIT:

Taksat e makinave paguhen të përgjysmuara

Taksat e makinave paguhen të përgjysmuara

Të gjithë ata qytetarë që nuk kanë paguar taksat e makinave duke nisur nga sot ( e hënë) do të paguajnë përgjysmë. Kjo si rezultat i hyrjes në fuqi të ligjit “Për taksat kombëtare”, sipas të cilit ulet ndjeshëm detyrimi që duhet të paguhet për automjetet e përdorura.

Prej këtij ligji do të përfitojnë edhe ata qytetarë të cilët nuk kanë paguar detyrimet në vitet e shkuara me kushtin e vetëm që të paguajnë deri në fund të muajit qershor.

Njoftimi për hyrjen në fuqi të këtij ligji është bërë edhe në faqen zyrtare të drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor ku i bëhet thirrje të gjithë zotëruesve të automjeteve që të përfitojnë prej kësaj lehtësie.


Sipas ligjit, taksa vjetore e mjeteve të përdorura është e vlefshme për 365 ditë dhe caktohet sipas formulës së përdorur deri më tani e cila llogaritet në bazë të: Cilindratës në cm3 x koeficienti fiks sipas vjetërsisë së makinës x taksën fikse për llojin e karburantit që përdoret.

Në bazë të llojit të karburantit taksimi për mjetet që përdorin naftë është 12.5 lekë dhe 10 lekë për benzinën. Automjetet e reja deri në 3 vite përdorim përjashtohen nga çdo lloj taksimi ndërkohë që sa më të vjetra të jenë makinat aq më të larta janë edhe taksat. Kjo pasi koeficienti i vjetërsisë shtohet me 0.01 për çdo vit deri në vitin e dhjetë të vjetërsisë së makinës ndërsa pas vitit të dhjetë, koeficienti 0.24 shtohet me 0.04 për çdo vit, raporton Oran News.

Rritja e taksave për automjetet e vjetra u vendos pak kohë më parë me idenë e mbrojtjes së mjedisit nga ndotja që ato sjellin. Por qeveria vendosi përgjysmimin e tyre për t’i dhënë mundësinë e përdorimit të një makine edhe një familjeje me të ardhura normale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori