LAJMI I FUNDIT:

Tri vendkalime të reja kufitare me Maqedoninë

Tri vendkalime të reja kufitare me Maqedoninë

Këshilli i Ministrave miratoi sot vendime për hapjen e tre pikave të përbashkëta të kalimit ndërkufitar. U miratua vendimi për hapjen e pikës së përbashkët të kalimit ndërkufitar në Trebisht, të rrethit të Bulqizës në kufirin tokësor me Republikën e Maqedonisë.

U miratua vendimi për hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar në Grabon, të rrethit të Malësisë së Madhe dhe të pikës së kalimit ndërkufitar në Çerem, të rrethit të Tropojës, në kufirin shtetëror tokësor me Republikën e Malit të Zi, transmeton INA.

Hapja e këtyre pikave të përbashkëta të kalimit ndërkufitar lehtëson lëvizjen e lirë të shtetasve në të dyja anët e kufirit dhe forcon kontrollin ndaj shtetasve dhe mjeteve që kalojnë kufirin. /Telegrafi/