LAJMI I FUNDIT:

Deputetët kthejnë mbrapsht ligjin e qeverisë për terrorizmin

Deputetët kthejnë mbrapsht ligjin e qeverisë për terrorizmin

Kuvendi ktheu mbrapsht për rishqyrtim projektligjin e qeverisë për masat kundër financimit të terrorizmit. Qëllimi i këtij ligji është parandalimi dhe goditja e veprimtarive të terroristëve dhe e atyre që mbështesin dhe financojnë terrorizmin, apo të atyre për të cilët ka dyshime të bazuara që kanë kryer, po kryejnë ose kanë qëllim të kryejnë veprimtari të tilla, nëpërmjet bllokimit, sekuestrimit të fondeve e pasurive të tyre.

Por, në një nga nenet e këtij ligji përcaktohet detyrimi i avokatëve që të raportojnë pranë institucioneve shtetërore nëse kanë dyshime për transaksionet që kryejnë klientët e tyre. Relatori i këtij ligji, deputeti demokrat Viktor Gumi, propozoi që hartuesit e draftit të konsultohen me qeverinë përpara votimit nga parlamenti, për nenin që detyron avokatin të raportojë rastet kur dyshon, se klienti i tij kryen pastrim parash.

“Në analizën që i është bërë nga Gjykata e Strasburgut një marrëdhënie të tillë është konstatuar pa mëdyshje se e para kemi të bëjmë me një ndërhyrje në jetën private dhe posaçërisht në të drejtën e korrespondencës së avokatit, por kemi dhe ndërhyrje në jetën private të avokatit sepse veprimtaria e biznesit dhe veprimtaria profesionale përbëjnë jetë private sipas Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut”, theksoi deputeti demokrat Gumi.


Ligji detyron subjektet apo institucionet raportuese të raportojnë menjëherë në Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave kur kanë të dhëna ose dyshime për veprime financiare, transanksione, fonde ose veprime të tjera, të kryera apo që tentohet të kryhen, që kanë për qëllim kryerjen apo financimin e veprave terroriste, pavarësisht nga vlera e tyre. Gjithashtu, çdo person që ka dijeni për veprime financiare, transanksione, fonde ose veprime të tjera, të kryera apo që tentohet të kryhen, që kanë për qëllim kryerjen apo financimin e veprave terroriste, është i detyruar të njoftojë menjëherë organet e zbatimit të ligjit ose Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave.

Me propozim të Ministrisë së Jashtme, qeveria miraton listën e personave të shpallur si terrorist ose mbështetës dhe merr masat për bllokimin e transaksioneve dhe të formave të tjera të financimit të terrorizmit. Të martën pritet rishqyrtimi nga Komisioni i Ligjeve i projektligjit së bashku me mendimet e reja të qeverisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Kronika e Zezë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Kronika e Zezë
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori