LAJMI I FUNDIT:

Reeker: Shqipëria të organizojë zgjedhje të lira

Reeker: Shqipëria të organizojë zgjedhje të lira

Zëvendësndihmësi i sekretares amerikane të Shtetit, Philip Reeker ka deklaruar nga Brukseli domosdoshmërinë e mbajtjes se zgjedhjeve te lira e të ndershme në vendin Shqipëri, si një dëshmi jo vetëm ndaj faktorit ndërkombëtar, por edhe qytetarëve të saj.

Deklarata e Reeker është bërë gjatë një takimi me gazetarët.

“Shqipëria e ka rastin t’i dëshmojë jo vetëm bashkësisë ndërkombëtare, por edhe vetë qytetarëve të saj, se është në gjendje të zhvillojë zgjedhje demokratike dhe të lira”, ka thënë ai.


Sipas tij, SHBA-të janë të shqetësuara për retorikën nacionaliste që dëgjohet nga politikanët në Shqipëri, shkruan "Panorama".

“Kjo retorikë devijon fokusin nga çështjet e rëndësishme dhe nuk do të ndihmojë as në zhvillimin e ekonomisë, e as në zgjidhjet e problemeve siç janë papunësia, dhe problemet tjera”, ka thënë ai.

Ai gjithashtu ka thënë se për Bashkimin Evropian është e rëndësishme që të vazhdojë politikën e zgjerimit në BE, dhe të ketë të hapur edhe perspektivën për vendet e rajonit të Ballkanit.

Reeker gjatë qëndrimit në Bruksel ka pasur takim me grupin punues për Ballkanin në selinë e Bashkimit Evropian, sikur edhe takime në selinë e NATO-s. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Lajme

"Daily Mail" shkruan për kosovarin me nënshtetësi angleze që po mbahet në një burg ferri në Serbi

Lajme
Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Lajme
Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Kronika e Zezë
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Lajme
Kalo në kategori