LAJMI I FUNDIT:

Grekët sulmojnë televizionin që prodhoi dokumentarin pro shqiptar

Grekët sulmojnë televizionin që prodhoi dokumentarin pro shqiptar

Grekët kanë protestuar para godinës së televizionit që ka prodhuar dokumentarin me titull “1821”. Seria e dokumentarëve ka provokuar reagim të fortë sa që njerëzit kanë sulmuar disa prej punonjësve që kanë punuar për këtë dokumentar, duke i akuzuar për shtrembërim të historisë.

“Tani shqiptarët kanë në duart e tyre atë që kërkonin për të vazhduar propagandën e tyre dhe planet për Shqipërinë e Madhe… kjo gjë është shtyrë së fundmi edhe nga kryeministri i tyre”, ka qenë reagimi i qytetarëve grekë, raporton Shekulli online.

Një reagim i tillë erdhi pas publikimit të lajmit në gazetën “Proto Thema” se televizioni grek SKY kishte arritur marrëveshje me një televizion kabllor shqiptar për transmetimin e serisë së dokumentarëve.


Në një kohë kur nacionalizmi në Shqipëri po rritet frikshëm, një dokumentar kontravers i televizionit “Sky” në Greqia, i ka hedhur zjarrit benzinë. Një seri dokumentarësh me titull “1821”, tregon se historianë grekë pranojnë faktin se udhëheqësit më të shquar të Greqisë në vitin 1800 ishin shqiptarë.

Ky dokumentar ka shkaktuar debate në rrjetet sociale, ku shumica e shqiptarëve shprehen se grekët nuk kanë lidhje me grekët antike por shumica janë arvanitas.

Në Greqi dhe Shqipëri janë “nxehur” gjakrat të frymës nacionaliste që pas deklaratës së kryeministrit, Sali Berisha se territori i Shqipërisë fillon nga Preveza deri në Preshevë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori