LAJMI I FUNDIT:

Djajtë përmbysin gjithçka – City pëson

Djajtë përmbysin gjithçka – City pëson

Manchester Unitedi ka fituar me rezultat 4-3 kundër Newcastle United në një ndeshje dramatike që u zhvillua të mërkurën në Old Trafford.

Në minutat e para të ndeshjes (4’), James Perch i kaloi mysafirët në epërsi, ndërsa kjo falë edhe reagimit të dobët të portierit vendas.

Pas një gjuajtje të lirë të Giggs dhe tentativës së Chicharitos, Jonny Evans reagoi për ta barazuar rezultatin (25’).


Mirëpo, vetëm disa minuta më pas (29’), Evans e gaboi portën për të kthyer avantazhin e Newcastle dhe ky ishte rezultati i pjesës së parë.

Në pjesën e dytë shënoi një tjetër mbrojtës, Patrice Evra, i cili e solli në nivel lojën për të dytën herë (58’).

Por, mysafirët nuk ndaleshin. Falë një pasimi të Gabriel Obertan, Papiss Cisse kaloi në epërsi ekipin e tij, për të tretën herë këtë mbrëmje (68’).

Megjithatë, Djajtë e Kuq reaguan përsëri për ta barazuar rezultatin. Realizues ishte Robin van Persie (71’).

Në minutën e fundit të takimit (90’), Javier ‘Chicharito’ Hernandez kaloi për herë të parë vendasit në epërsi në këtë ndeshje dhe ky ishte goli që i solli tri pikë të reja Unitedit.

Rivali lokal dhe njëherësh konkurrenti kryesor për titull, Manchester City, është mposhtur me epërsi minimale nga Sunderlandi.

Pas xhiros së 19-të, diferenca mes dy rivalëve për titull është shtatë pikë. /Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori