LAJMI I FUNDIT:

Roma shkatërron Milanin

Roma shkatërron Milanin

Stadio Olimpico ishte arena e kryendeshjes së xhiros së 18-të në Serie A, ku Roma e mposhti Milanin me rezultat 4-2.

Skuadra vendase kaloi në epërsi nga një goditje me kokë e Nicolas Burdissos, i cili shënoi pas harkimit nga këndi të Miralem Pjanic (13’).

Francesco Totti dërgoi një krosim milimetrik në drejtim të Pablo Osvaldos dhe përsëri me kokë erdhi goli i dytë i Giallorossëve (24’).


Daniele De Rossi dërgoi një pasim të bukur drejt Erik Lamelas, ndërsa 20-vjeçari e bëri të qartë se kryeqytetasit e fituan takimin që në gjysmën e parë.

Totti e gjeti Federico Balzarettin në krahun e majtë dhe mbrojtësi harkoi në drejtim të Lamelas, i cili me kokë shënoi golin e dytë personal (61’).

Në minutën e 78-të, vendasit mbetën me një futbollist më pak në fushë, pasi Marquinhos u përjashtua me karton të kuq për ndalje me dorë të një rasti të qartë shënimi.

Kjo jobaraspeshë numerike në fushë u ndihmoi mysafirëve që të shënonin dy gola të shpejtë. Giampaolo Pazzini shënoi nga penaltia (87’), ndërsa Bojan Krkic realizoi nga loja e hapur (88’).

Me këtë fitore, Roma ngritet në kuotën e 32 pikëve dhe forcon pozitën e gjashtë në tabelë. Diferenca me pozitën e tretë që dërgon në Ligën e Kampionëve është vetëm tri pikë. Milani nga ana tjetër, mbetet në vend të shtatë me pesë pikë më pak se Roma. /Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Ndërkombëtare
Luan për klubin e Ligës Premier, por befason të gjithë duke shkuar në stërvitje me fanellën e Interit

Luan për klubin e Ligës Premier, por befason të gjithë duke shkuar në stërvitje me fanellën e Interit

Premier League
Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Serie A
Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

La Liga
“Garda” e vjetër e Man Cityt vendos rregull të ri rigoroz për parkimin e veturave në kampin stërvitor

“Garda” e vjetër e Man Cityt vendos rregull të ri rigoroz për parkimin e veturave në kampin stërvitor

Premier League
Kalo në kategori