LAJMI I FUNDIT:

Kavajë, fiton socialisti Elvis Rroshi

Kavajë, fiton socialisti Elvis Rroshi

Pas 20 vjetësh Kavaja e njohur si bastion i demokrateve, ka votuar për partinë Socialiste, duke i dhënë fitoren biznesmenit Elvis Rroshi. 35-vjeçari ka fituar me 880 vota më shumë kundrejt rivalit të tij Refik Rrugeja, që ka drejtuar për tre mandate bashkinë e Kavajës.

Numërimi ka përfunduar në orën 5:30 të mëngjesit, por për anëtarët e shtabit fitorja pritej, pasi që nga kutia e parë ka qenë gjithë kohës në avantazh.

Në Kavajë atmosfera ishte e qetë, madje vetë fituesi kishte zgjedhur të mos festonte në mënyrën tradicionale me parakalim makinash e banderolash në rrugë. Ndërkohë, ne rrugët e qytetit po hiqeshin posterat e demokratit Rrugeja./Telegrafi/