LAJMI I FUNDIT:

Cluji deshi ta shmangte Interin

Cluji deshi ta shmangte Interin

Presidenti i Clujit, Arpad Paszkany, ka deklaruar se ata vërtetë kanë dashur që ta shmangin Interin në shortin e Europa Ligës.

”Unë kam thënë edhe më parë se ne vërtetë deshëm ta shmangim Interin dhe Atletico Madridin, por nuk e arritëm këtë”.

”Sidoqoftë, ne ende kemi 50 për qind mundësi që të shkojmë tutje. Do të jetë tejet e rëndësishme për ne që të shënojmë një gol në Milano”.


”Do të thotë shumë për ne që ta luajmë ndeshjen e kthimit në Rumani”, ka thënë presidenti Arpad. /Telegrafi/