LAJMI I FUNDIT:

Berisha: Kriza përgjegjësi absolute e opozitës

Berisha: Kriza përgjegjësi absolute e opozitës

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha u takua të mërkurën në Bruksel me kryetarin e Grupit parlamentar të PPE-së Joseph Daul. Berisha pas takimit theksoi se përgjegjësia për krizën politike në Shqipëri është “absolute në anën e opozitës”.

“Natyrisht, kur them këtë, në mënyrë absolute nuk them që unë të shmang të gjithë përpjekjen e madhe timen për të krijuar ato mundësi që janë të mundshme brenda ligjit dhe Kushtetutës, për një bashkëpunim sa më të gjerë me të. Por pata rastin ta theksoj këtu, sikundër theksuan edhe udhëheqësit e kësaj force kryesore në Evropë, se parimet kushtetuese, shteti ligjor janë themele të një shoqërie të lirë. Ato nuk mund të cenohen për interesa të këtij apo atij individi”, tha Berisha.

Duke komentuar ofertën e fundit të opozitës për hetimin e materialeve zgjedhore por jo të fletëve të votimit, Berisha kërkoi që “opozita le ta formulojë, sepse unë megafonin e kam të vështirë ta transkriptoj”.

Ai siguroi se do ta lexoj me interes dhe vëmendje, mirëpo theksoi se gjer tani nuk ka asnjë propozim konkret në tryezën e tij. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Siguri
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për të plagosur

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për të plagosur

Kronika e Zezë
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Lajme
“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr

“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr "bllof" Vuçiqin për deklaratat në Pragë

Siguri
SHBA-të çmojnë Osmanin për bashkëpunim, nga politologët vlerësohet si mesazh për Qeverinë

SHBA-të çmojnë Osmanin për bashkëpunim, nga politologët vlerësohet si mesazh për Qeverinë

Lajme
Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Lajme
Kalo në kategori