LAJMI I FUNDIT:

Berisha në Bruksel

Berisha në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha udhëtoi të martën për në Bruksel, ku do të marrë pjesë në konferencën “Ballkani në zemër të Europës”, iniciuar nga Partia Popullore Evopiane (PPE), me pjesëmarrjen e personaliteteve nga vende të rajonit, anëtarë të Parlamentit Europian dhe komisionerit për Zgjerimin në Komisionin Evropian Stefan Fule.

Në konferencën kushtuar Ballkanit merr pjesë edhe kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli.

Kryeministri Berisha do të flasë në konferencë në temën “Një erë e re për Ballkanin Perëndimor: nga konfliktet, drejt një rajoni demokratik, në paqe dhe prosperitet.”

Berisha do të ketë një konferencë të përbashkët shtypi me kryetarin e Grupit parlamentar të PPE-së në Parlamentin Evropian Joseph Daul, kryeministrin e Maqedonisë, Nikola Gruevski dhe ministrin e Jashtëm dhe Integrimit Europian të Kroacisë, Gordan Jandrokovic. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Siguri
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për të plagosur

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për të plagosur

Kronika e Zezë
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Lajme
“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr

“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr "bllof" Vuçiqin për deklaratat në Pragë

Siguri
SHBA-të çmojnë Osmanin për bashkëpunim, nga politologët vlerësohet si mesazh për Qeverinë

SHBA-të çmojnë Osmanin për bashkëpunim, nga politologët vlerësohet si mesazh për Qeverinë

Lajme
Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Lajme
Kalo në kategori