LAJMI I FUNDIT:

Topi nderon ushtarët dhe civilët britanikë të rënë gjatë luftës

Topi nderon ushtarët dhe civilët britanikë të rënë gjatë luftës

Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, i shoqëruar nga Sekretari i përgjithshëm, Aleksandër Flloko dhe drejtori i Kabinetit, Dashamir Xhaxhiu, mori pjesë në ceremoninë e Ditës së Kujtesës të zhvilluar para memorialit kushtuar 46 ushtarëve britanikë të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore në Parkun Kombëtar të Tiranës.

Në këtë ceremoni të përvitshme të organizuar nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar, ishin të pranishëm ambasadorja britanike, Fiona McIlwham, ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto, ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, ministri i Drejtësisë, Bujar Nishani, ministri për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit dhe të Komunikimit, Genc Pollo, shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral brigade Maksim Malaj, përfaqësues të Trupit diplomatik të akredituar në vendin tonë, atashe ushtarakë dhe personalitete nga fusha të ndryshme e drejtues organizatash joqeveritare si dhe shumë qytetarë.

Pas shërbesës fetare dhe mbajtjes së dy minutave heshtje, presidenti Topi u përul me respekt para memorialit të 46 ushtarëve britanikë të rënë në Shqipëri gjatë periudhës 1939-1945 dhe nderoi kujtimin e ushtarëve dhe civilëve britanikë, si dhe sakrificat e vetëmohimin e tyre gjatë luftërave të ndryshme, duke vendosur një kurorë me lulëkuqe, simbolin e Ditës së Kujtesës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për të plagosur

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për të plagosur

Kronika e Zezë
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Siguri
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Lajme
Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Lajme
“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr

“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr "bllof" Vuçiqin për deklaratat në Pragë

Siguri
Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Lajme
Kalo në kategori