LAJMI I FUNDIT:

Përleshje në Karaburun midis policisë dhe protestuesve

Përleshje në Karaburun midis policisë dhe protestuesve

Policia në Vlorë u detyrua të përdorë gazin lotsjellës për të shpërndarë protestuesit që gjuajtën me gurë forcat e rendit duke protestuar për kthimin e pronave të tyre.

Protestuesit u ngjitën në gadishullin e Karaburunit ku vazhdonin të qëllonin me gurë policinë ndërsa policia përdori gazin lotsjellës.

Dhjetëra protestues janë shoqëruar në komisariat ndërkohë që situata vazhdon të jetë e tensionuar.

Partia Socialiste ka mbështetur të drejtat e pronarëve të Karaburunit duke dënuar reagimin e policisë. Deputeti socialist Sajmir Tahiri tërhoqi vëmendjen të enjten në parlament për atë që po ndodh në Orikum të Vlorës.


Tahiri kërkoi që të tërhiqen menjëherë forcat speciale, të jepen shpjegime çfarë po ndodh dhe kush ka dhënë urdhër "për të masakruar dhe rrahur ata pronarë të ligjshëm në Orikum".

Ministri i brendshëm Lulzim Basha kërkoi që seanca të mos përdoret për t’i bërë presion shtetit dhe policisë së shtetit. "Ligji do të zbatohet ashtu siç është, harrojeni se ju mund të provokoni trazira dhe të fusni në spirale dhune dhe tensioni këtë vend anëtar të NATO-s", tha Basha.

Ministri tha gjithashtu se banorët e Orikumit kanë dhe do të kenë të gjitha instrumentet ligjore për të zgjidhur dhe konfirmuar çdo të drejtë të tyre.

"Qeveria dhe strukturat e ministrisë së brendshme do të bëjnë gjithçka që të drejtat e tyre të afirmohen në rrugë ligjore", tha Basha duke shtuar se do të mbrohet ligji. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr

“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr "bllof" Vuçiqin për deklaratat në Pragë

Siguri
Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Lajme
Kurti: Telekomi i Kosovës u është rikthyer qytetarëve, rrjeti po modernizohet

Kurti: Telekomi i Kosovës u është rikthyer qytetarëve, rrjeti po modernizohet

Lajme
SHBA-të çmojnë Osmanin për bashkëpunim, nga politologët vlerësohet si mesazh për Qeverinë

SHBA-të çmojnë Osmanin për bashkëpunim, nga politologët vlerësohet si mesazh për Qeverinë

Lajme
Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Lajme
Iu kërkua takim me Lajçakun, Presidentja nuk e takoi - shkak agjenda

Iu kërkua takim me Lajçakun, Presidentja nuk e takoi - shkak agjenda

Lajme
Kalo në kategori