LAJMI I FUNDIT:

Qeveria oponencë për pjesët ‘e pasakta’ të Raportit

Qeveria oponencë për pjesët ‘e pasakta’ të Raportit

Kryeministri Sali Berisha u ka nisur një letër homologëve të tij evropianë, ku përveç falënderimit për vendimin unanim për heqjen e vizave, angazhohet edhe se shqiptarët do t’i përgjigjen me dinjitet këtij vendimi duke respektuar rregullat për lëvizjen e lirë.

Qeveria do të shpërndaje në çdo familje shqiptare një broshurë për informimin mbi liberalizimin e vizave, të cilin kryeministri Berisha e cilësoi një premtim të mbajtur të qeverisë për të realizuar lëvizjen pa viza në zonën Shengen brenda vitit të parë të këtij mandati qeverisës.

“Sado dhe çfarëdo çmimi që të nevojitej do të paguanim për të gjitha teknologjitë, për të gjitha ligjet, për të gjitha standardet, në mënyrë që qytetarët tanë të lëvizin të lirë dhe në dinjitet të plotë në mbarë Evropën. Reformat tona bindën edhe më skeptikët që për Shqipërinë dhe shqiptarë ky është proces i merituar”, ka thënë Berisha.

Top-Channel bën të ditur se në pjesën e dytë të mbledhjes së qeverisë, kryeministri Berisha u përqendrua tek opinioni i Komisionit Evropian, i cili nuk i hapi Shqipërisë dritën jeshile për marrjen e statusit. Kreu i qeverisë bëri të ditur se kishte rënë dakord me Komisionin Evropian, që pala shqiptare të bëjë oponencën për pjesë të raportit, që ajo mund t’i konsiderojë të pasakta dhe brenda pesë javëve të çojë në Bruksel të argumentuar me detaje opinionin e qeverisë për pasaktësi eventuale.


Sa i përket mungesës së dialogut politik, që ishte në themel të qëndrimit të Brukselit për Shqipërinë, kryeministri Berisha përsëriti gatishmërinë e tij për bashkëpunim me opozitën, por, siç tha ai, pa bërë asnjë kompromis tjetër veç atij që bazohet në shtetin ligjor.

“Në rast se qeveria shqiptare do të mund të imagjinojë ta shndërroje kushtetutën në marrëveshje partiake dhe vendimet e gjykatave në nëpërkëmbje politike, siç kërkon zoti kryetar i Partisë Socialiste, kjo nuk mund të ndodhë”, u shpreh kryeministri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Siguri
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Lajme
“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr

“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr "bllof" Vuçiqin për deklaratat në Pragë

Siguri
Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Lajme
SHBA-të çmojnë Osmanin për bashkëpunim, nga politologët vlerësohet si mesazh për Qeverinë

SHBA-të çmojnë Osmanin për bashkëpunim, nga politologët vlerësohet si mesazh për Qeverinë

Lajme
Kurti: Telekomi i Kosovës u është rikthyer qytetarëve, rrjeti po modernizohet

Kurti: Telekomi i Kosovës u është rikthyer qytetarëve, rrjeti po modernizohet

Lajme
Kalo në kategori