LAJMI I FUNDIT:

Kryqi i Kuq u bën thirrje qytetarëve të japin gjak

Kryqi i Kuq u bën thirrje qytetarëve të japin gjak

Kryqi i Kuq u bëri thirrje qytetarëve të Shqipërisë të martën që të japin gjak për nevojat e spitaleve në Fier, Tepelenë dhe Gjirokastër ku janë shtruar të plagosurit e aksidentit tragjik të së hënës në mbrëmje.

Policia e shtetit ka konfirmuar se janë nëntë viktima, por ka konfirmuar emrat e tetë viktimave ndërkohë që media në Tiranë konfirmoi edhe identifikimin e viktimës së nëntë.

Viktimat e konfirmuara nga policia e shtetit janë Fredi Guma, vjeç 45, nga Frakull i Vogël, Lushnjë, Manushaqe Bali, vjeç 33, nga Lushnja, Refotaq Bashllari, nga Tirana, Dhurata Halilaj, vjeç 45, nga Laçi, Marjola Guma, vjeç 13, nga Fieri, Nikollë Nina, vjeç 75, nga Durrësi, Dallëndyshe Shuli, nga Lushnja, Aferdita Basha vjeç 40, nga Laçi.

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes grupi hetimor i kryesuar nga Prokurori i rrethit Gjyqësor Fier, në përbërje të të cilit janë dhe ekspertë të strukturave qendrore të Qarkullimit Rrugor dhe Ekspertë Kriminalistë, vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe të shkakut të këtij aksidenti të rëndë.


Mediet në Tiranë raportuan të martën se aksidenti dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e pakujdesisë së shoferit grek. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr

“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr "bllof" Vuçiqin për deklaratat në Pragë

Siguri
Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Lajme
Kurti: Telekomi i Kosovës u është rikthyer qytetarëve, rrjeti po modernizohet

Kurti: Telekomi i Kosovës u është rikthyer qytetarëve, rrjeti po modernizohet

Lajme
SHBA-të çmojnë Osmanin për bashkëpunim, nga politologët vlerësohet si mesazh për Qeverinë

SHBA-të çmojnë Osmanin për bashkëpunim, nga politologët vlerësohet si mesazh për Qeverinë

Lajme
Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Lajme
Iu kërkua takim me Lajçakun, Presidentja nuk e takoi - shkak agjenda

Iu kërkua takim me Lajçakun, Presidentja nuk e takoi - shkak agjenda

Lajme
Kalo në kategori