LAJMI I FUNDIT:

Ky është Milani që e njohim (Video)

Ky është Milani që e njohim (Video)

Milani e ka shënuar fitoren e tretë radhazi, ndërsa kësaj radhe viktimë ishte Catania, e cila në shtëpi u mposht nga Rossonerët me rezultat 3-1.

Sfida filloi me një dominim të lehtë të vendasve nga Sicilia, të cilët në përkrahje të tifozëve vendas, arritën deri te goli i parë.

Nicola Legrottaglie (11’), realizoi për 1-0 dhe gëzimin e vendasve, ndërsa ky ishte dhe rezultati i pjesës së parë.


Në pjesën e dytë ndryshua rrënjësisht gjërat. Barrientos u përjashtua në minutën e 49-të me kartonin e dytë të verdhë, ndërsa avantazhin numerik për mrekulli e shfrytëzuan kuq e zinjtë.

Pas një harkimi të mrekullueshëm të Robinhos, ishte Stephan El Shaarawy ai që realizoi për 1-1 (53’).

Vetëm tre minuta më vonë (56’), pasi u lirua në mënyrë maestrale nga lojtari kundërshtar, Kevin Prince Boateng lansoi një bombë nukleare në drejtim të portës kundërshtare, për të lënë pa lëvizur fare portierin e Catanias, i cili duhet të marrë një terapi urgjentisht te mjeku më i afërt.

Në vazhdim Milani e dominoi takimin dhe pasi u përjashtua Boateng nga loja në mënyrë simbolike pa nevojë (90’), ishte Stephan El Shaarawy që vazhdoi formën e jashtëzakonshme me golin e 12-të këtë sezon për Milanin dhe rezultatin përfundimtar 1-3.

Me këtë fitore Milani arrin në kuotën e 21 pikëve në vendin e shtatë, shtatë pikë më pak se sa Interi dhe Fiorentina që janë në vendin e tretë respektivisht në vendin e katërt. /Telegrafi/

El Shaarawy 1-1

Boateng 1-2

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri i Palmeiras i lutet presidentit të mos e shesë Messinhon, thotë se nuk ka parë kurrë këso lojtari

Trajneri i Palmeiras i lutet presidentit të mos e shesë Messinhon, thotë se nuk ka parë kurrë këso lojtari

Ndërkombëtare
Saka shpëton mrekullisht pas ndërhyrjes horror të Christie, gjyqtari befason duke mos e ndëshkuar lojtarin

Saka shpëton mrekullisht pas ndërhyrjes horror të Christie, gjyqtari befason duke mos e ndëshkuar lojtarin

Premier League
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Ndërkombëtare
Bellingham dhe gjashtë lojtarë të tjerë të Real Madridit do të fitojnë titullin e parë të ligës këtë sezon

Bellingham dhe gjashtë lojtarë të tjerë të Real Madridit do të fitojnë titullin e parë të ligës këtë sezon

La Liga
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Kalo në kategori