Të hënën do të takohen në Bruksel ministrat e Eurogrupit, për të miratuar këstin prej 9,2 miliard euro, si pjesë e ndihmës prej 49 miliardë euro për Greqinë, e cila u vendos në dhjetor të vitit të kaluar nga liderët europianë, ndërsa në muajin shkurt kthehen në Athinë, krerët e trojkës, të cilët do të kontrollojnë përfundimin e veprimeve parakusht, që i janë vënë Athinës.
Drejtoresha e FMN-së, Christin Lagarde, deklaroi pas vendimit të bordit, “Greqia ka bërë progres dhe është në rrugën e duhur, por shtoi se qeveria greke duhet të zbatojë planet për privatizimet" dhe paralajmëroi se do të merren masa të reja, nëse nuk bëhet ajo që duhet në Greqi.
Optimiste është shfaqur edhe kancelaria gjermane Angela Merkel, për ecurinë e Greqisë, Portugalisë dhe Irlandës.
Në një intervistë për gazetën gjermane “Muenchner Merkur”, kancelaria pranon se Gjermania “si një vend i eksportit, ka korrur përfitimet më të shumta nga monedha e përbashkët dhe vepron për të mbrojtur interesat e saj”.
Merkel thekson se “është e rëndësishme që Gjermania të mos ndërmarrë borxhet e vendeve që kanë probleme, sepse në këtë rast, këto vende do të humbisni nxitjen për të ndjekur rrugën e shkurtimeve”. “Çdo vend duhet së pari të bëjë detyrën e tij, pastaj të presë solidaritet nga vendet e tjera”, tha ajo.
Kancelaria gjermane vëren se “pavarësisht se kriza nuk ka kaluar, rreziku i rënies së përgjithshme të euros është shmangur”, duke shtuar se euro është më shumë se një monedhë, është një projekt politik, që integron ecurinë e konvergjencës së BE. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Grupi BALFIN zbulon projektin më të ri në Kanada, një investim prej 40 milionë euro
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe