Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për inovacionet e tyre në fushën e energjisë alternative dhe të qëndrueshmërisë për vitin 2013, në kuadër të Samitit botëror të energjisë që po mbahet në Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Jahjaga në ceremoni mori pjesë së bashku me presidentin e Islandës Olafur Ragner Grimsson, me mbretëreshën e Jordanisë Rania Al Abdullah dhe personalitete të tjera ndërkombëtare dhe të Emirateve të Bashkuara të Arabisë.
Njërin nga pesë çmimet “Zayed future energy prize”, atë për inovacione në kompanitë e vogla dhe të mesme. Këtë çmim e fitoi kompania nga shtetet e Bashkuara të Amerikës” D. Light”, çmim të cilin e ndau presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga.
Në këtë kategori kishin konkurruar një numër i kompanive nga e gjithë bota.
Organizatori kishte paraparë që çmimet të ndahen nga vetëm disa prej personaliteteve të larta të pranishme në këtë Samit dhe nga princi i Abu Dhabit Sheiku Muhammad bin Zayed al Nahyan, thuhet në kumtesën e Presidencës.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve “Zayed future energy prize” bëhet në ditën e parë të punimeve të Samitit për energjinë në botë që filloi punimet të martën në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe, nën patronazhin e princit të Abu Dhabit Sheikut Muhammed bin Zayed al Nahyan. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent - një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'