Qytetarët ankohen se tregtarët në Kosovë, me afrimin e fundit të vitit 2012 po bëjnë ngritjen e çmimeve të të gjitha produkteve, e sidomos atyre ushqimore. Kjo ngritje e çmimeve, thonë ata, po pamundëson blerjen e shumë gjërave ushqimore të cilat janë të domosdoshme, e në veçanti në ditët festive.
Shkalla e inflacionit që pasqyron shtrenjtimin e produkteve të domosdoshme për jetë është ngritur në 3.1 për qind ndërmjet periudhës gusht 2011- gusht 2012. Kjo shkallë e lartë e inflacionit po vazhdon të ndikojë në uljen e standardit jetësor të qytetarëve të Kosovës, transmeton Rel.
Furnizimin me produkte ushqimore në familjen Jonuzi e bën e zonja e shtëpisë Drita. Ajo tregon se çmimet e artikujve të ndryshëm kanë filluar të shënojnë rritje të vazhdueshme në dy vitet e fundit. “Tregtarët në Kosovë gjithmonë kur kanë dëshirë i ngritin çmimet. Ata nuk e shikojnë a është festë apo jo ata i rrisin çmimet, nuk i kontrollon askush. Ngritja e çmimeve vërehet te të gjithë artikujt, e sidomos atyre ushqimorë”, thotë ajo.
Jonuzi, tregon se shporta mujore e familjes së saj dita ditës po varfërohet nga ngritja e çmimeve. Kjo thotë ajo ka bërë që të bie fuqia blerëse. Dita ditës shporta mujore po varfërohet, artikujt nuk janë ata që kanë qenë para një viti, ka më pak artikuj, nuk arrin t’i blesh të gjitha ato që të duhen. Është shqetësuese kjo, kur e sheh që çdo ditë artikujt shtrenjtohet dhe nuk je në gjendje t’i blesh”, shprehet Jonuzi.
Vetë tregtarët tregojnë se çmimet në vigjilje të festave të fundi viti shënojnë ngritje. Ilaz Halimi, tregtar, thotë se janë të detyruar të shesin produktet më ato çmime, pasi që siç shprehet ai “janë prodhuesit ata të cilët iu diktojnë çmimin”. “Ka pasur ngritje të çmimeve, si tregtar që jam, kam parë ngritje në të gjithë artikujt, e sidomos produktet vendore kanë shënuar ngritje, si vaji, sheqeri e shumë produkte tjera”, thotë ai.
Pohimet e qytetarëve për ngritje të çmimeve të produkteve të ndryshme në Kosovë me të dhënat e institucioneve për indeksin e çmimeve të konsumit nuk përkojnë me njëra tjetrën.
Derisa, qytetarët thonë se në prag të festave të fundvitit çmimet ngritën vazhdimisht, të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë se indeksi i tërësishëm i çmimeve të konsumit në Kosovë pësoi rënie për 0.3 për qind në muajin nëntor 2012 krahasuar me muajin tetor 2012.
Vlerësohet se edhe mungesa e prodhimit vendas në shume sektorë dhe varësia e ekonomisë së Kosovës nga importi bën që kosovarët të paguajmë me shtrenjte për mallrat bazë të konsumit të përditshëm. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
1 Maji, Kurti thërret për solidaritet dhe organizim sindikal
Dita e punëtorëve, Tahiri: Sot nuk ka vend për festë – Qeveria mund të festoj dështimet
UBT ndan çmimin më të lartë institucional për Rektorin e Trakya Üniversitesi, Prof. Dr. Erhan Tabakoğlu dhe bën hapjen e Teknoparkut Ndërkombëtar
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
1 Maji, Kurti thërret për solidaritet dhe organizim sindikal
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Kosova arrin vlerësimin e parë kreditor sovran, konsiderohet si pasaportë për vendin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës