Ministria e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), nga e mërkura do të hapë periudhën e aplikimit për subvencione, ku sivjet shuma e subvencioneve është rritur për 25 për qind, nga 100 euro për hektarë, në 125 euro.
Zëdhënësi i Ministrisë së Bujqësisë, Adil Behramaj ka treguar se gjatë këtij vitit ka shtim të sipërfaqeve të mbjella me grur. “Bazuar në raportin e 33 drejtorive komunale bujqësore, gjithsej sipërfaqe të mbjella me kultura levërtare në vjeshtë janë 92206.5 hektarë, ku prej tyre 86684 hektarë janë mbjellë me grurë, që krahasuar me vitin e kaluar më shumë janë rreth 3000 hektarë, 2607 hektarë janë me elb, 1322.5 me thekër dhe 1593 me bimë foragjere”, ka thënë ai.
“Duke filluar nga nesër do të hapet edhe periudha e aplikimit për subvencione dhe në këtë vit, , për kultivuesit e grurit kemi rritur subvencionet për 25 për qind më shumë se vitin e kaluar, prej 100 euro në 125 euro. Kjo rritje është bërë për t’i stimuluar dhe motivuar fermerët që të vazhdojnë me kultivimin e kësaj kulture bujqësore dhe për të ndikuar në shtimin e mëtejshëm të sipërfaqeve të punueshme”, thekson Behramaj.
Ai ka shpjeguar se për të përfituar subvencione nga Ministria e Bujqësisë, duhet që sipërfaqet e mbjella me kulturën e grurit të jenë minimum 2 hektarë, parcelat e mbjella me grurë të jenë minimum 20 ari, duhet që fermerët të kenë fletën poseduese për sipërfaqen e tokës bujqësore të punueshme. Pastaj, nëse parcelat janë të marra me qira, ato duhet të jenë minimum 1 hektar i pandarë dhe duhet të dokumentohen përmes kontratës së lidhur ndërmjet palëve dhe përmes fletës poseduese, si dhe sipërfaqja e marrë me qira duhet të jetë e kontraktuar së paku për një vit. “Subvencionet janë fikse. Kriteret janë shumë të qarta dhe të gjithë fermerët që i plotësojnë këto kritere, të gjithë përfitojnë”.
Mbështetja e deritanishme përmes subvencioneve, sipas raportit të vlerësimit afatmesëm të Planit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, që është bërë nga projekti i binjakëzimit me BE-në, ka ndikuar që në vendin tonë të ketë rritje të konsiderueshme të sipërfaqeve të mbjella pranverore dhe vjeshtore në sektorin e drithërave, nga 102 mijë hektarë sa ka pasur në vitin 2007, në rreth 160 mijë hektarë në vitin 2011. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Trajtimi i punëtorëve teknikë vazhdon të jetë shqetësues
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur