Autoritetet duhet të përmirësojnë ambientin biznesor në Kosovë, në mënyrë që të dërgohet një imazh tjetër në drejtim të investitorëve ndërkombëtarë, thonë njohës të rrethanave ekonomike.
Në këtë drejtim, institucionet përgjegjëse duhet të bëjnë përpjekje në uljen e shkallës se korrupsionit, eliminimin e barrierave për marrjen e licencave dhe lejeve, si dhe përmirësimin e sistemit gjyqësor, tha Lekë Musa, kryeshef ekzekutiv në Odën Ekonomike Amerikane të Kosovës.
"Në rend të parë duhet punuar me sektorin privat, për të përmirësuar ambientin afarist në Kosovë. Këtë vit, shpresoj se qeveria e re, e cila do të formohet, do të punojë se bashku me sektorin privat dhe me agjencitë e huaja në Kosovë, të cilat janë të involvuara në reformimin e ambientit afarist”, thotë Musa.
Viteve të fundit, investimet e huaja kanë shënuar rënie. Edhe pse për vitin e kaluar nuk ka ndonjë shifër zyrtare sa ka qenë shuma e investimeve ndërkombëtare, megjithatë thuhet se ka pasur një rritje deri në 3 për qind, në krahasim me vitin 2009, kur investimet e huaja ishin në vlerë prej 310 milionë eurosh, apo 30 për qind më pak se në vitin 2008.
Rënia e investimeve ka qenë pasojë e krizës financiare botërore, thotë Ahmet Shala, ministër në dorëheqje i Ekonomisë dhe Financave. “Natyrisht kriza ekonomike botërore ka bërë që investimet e huaja, sidomos në pjesën e Evropës të mbyllën në vetë-vete. Është një qasje evropiane, nëse mund të them, se është një ngrirje e daljes jashtë Evropës. Megjithatë, shifrat nuk janë shumë dekurajuese, nëse krahasohen edhe me shtetet në rajon, Kosova prapë qëndron mbase jo shumë të kënaqshëm, por më një trend rritjeje”, thekson Shala.
Sidoqoftë, Shala shpreson se gjatë këtij viti do të ketë rritje të investitorëve ndërkombëtarë. Pasi sipas tij, gjatë kësaj periudhe pritet privatizimi i Post Telekomit të Kosovës, fillimi i punëve për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”, fillimi i punimeve në ndërtimin e autostradës Prishtinë- Shkup, si dhe privatizimi i kompleksit turistik “Brezovica”
Në raportet e ndryshme të mekanizmave ndërkombëtarë financiarë, gjatë vitit që lamë pas, Kosova nuk është paraqitur në nivel të kënaqshëm sa i përket ambientit të biznesit. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDalin pensionet me rritjen prej 20 për qind
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës
Luftoni stresin dhe përmirësoni përqendrimin me këtë superbarishte të lashtë!
Petar Boshkoski emërohet Menaxher i Shitjes i Coca-Cola HBC Kosovo
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
Shumë klientë po dalin fitues dita ditës nga fushata e fundit e Auto Mita-s
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Dardanët ‘godasin’ Armand Dukën me transparent në ndeshjen Kosovë-Qipro
Sondazhet më i ri i Reuters - kush po udhëheq, Harris apo Trump?
Dalin pensionet me rritjen prej 20 për qind
Reagon Luiz Ejlli: Më keni keqpërdorur e përfituar nga unë, megjithatë heshta sepse nuk dua që egërsia ime e brendshme të dalë jashtë
Dy ndeshje, dy fitore në muajin tetor: Kosova mposht edhe Qipron, me lehtësi
Kurti i super gëzuar pas fitores së Kosovës ndaj Qipros: Faleminderit për këtë mbrëmje të mrekullueshme