Sistem bankar në Kosovë vazhdon të jetë stabil dhe i sigurt, pavarësisht zhvillimeve në tregjet globale dhe situatave tepër të pakëndshme të ndodhura më parë në Bankën Qendrore të Kosovës (BQK). Me gjithë këtë, kredit e këqija kanë shënuar rritje krahasuar me përudhen e njëjtë të një viti më parë.
Statistikat e BQK-së tregojnë se kredit e këqija kanë shkuar në 4.5 për qind, një gjë të tillë e mohojnë disa nga zyrtarët e bankave.
Zëdhënësi i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Besnik Kada, tha se kredit e këqija kanë arritur në 4.5 për qind.
“Pjesëmarrja e kredive joperformuese në totalin e kredive në fund të muajit gusht 2010 numëron 4.5 për qind, që është e njëjtë me pjesëmarrja e kredive joperformuese në totalin e kredive në fundin e muajit gusht të 2009”, ka thënë Kada.
Kurse sa i përket kredive ai tha se deri në fillim të shtatorit kanë qenë rreth 1.4 miliardë euro.
Ndërkaq Rudina Heroi, Hulumtuese në Institutin për Studime të Avancuara (GAP), tha se edhe pse Kosova gëzon vendin e parë ne regjion sa i përket numrit më të ulët të kredive të këqija, megjithatë trendi i kredive të këqija është në rritje e sipërme.
“Në vitin 2008, nga numri kredive të lëshuara, 3.3 për qind prej tyre hynin në kategorinë e kredive të këqija, ndërsa në vitin 2009 numri i kredive të këqija është rritur për 1 për qind duke përbërë kështu 4.3 për qind të totalit të kredive të aprovuara nga bankar. Sipas analizave bankare edhe gjatë vitit 2010 do të kemi rritje të kredive të këqija”, tha Heroi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
ATK: Vazhdon trendi rritës i të hyrave tatimore, 356.5 milionë euro të hyra vetëm për periudhën janar-prill 2024
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe