LAJMI I FUNDIT:

Bizneseve shqiptare 30 mln euro kredi nga Italia

Bizneseve shqiptare 30 mln euro kredi nga Italia

Ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në vendin tonë do t’u injektohen rreth 30 milionë euro kredi, ku financuese është qeveria italiane. Për ministrin e Ekonomisë, Genc Ruli ky projekt lehtëson aksesin e biznesit shqiptar pranë bankave tregtare.

Ruli thote se “2,5 milionë euro do të shkojnë për garanci pranë 5 bankave tregtare të përzgjedhura për shpërndarjen e kredive. Fuqizimi i aftësive kredituese të sistemit bankar në kuadër dhe të krizës financiare botërore.

Mëse 95 për qind e bizneseve, që operojnë në vend kategorizohen si ndërmarrje të vogla dhe të mesme. Në kushtet e një krize globale fiannciare, një projekt i tillë merr rëndësi akoma edhe më të madhe.

Sipas ministrt Bode programi që iniciohet përbën një instrument tepër të përshtatshëm për të mbajtur të lartë nivelin e kreditimit ndaj ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, të cilat kanë nevojë në këtë periudhë, që të mbështeten në mënyrë më aktive jo vetëm me linja krediti por mbi të gjitha linja të buta krediti. Rasti i programit që ne fillojmë sot, është pikërisht rasti i mbështetjeve me interesa 0.


Prej kohësh Italia përbën partnerin kryesor tregtar të Shqipërisë, ku vetëm për 2008 zuri rreth 35 për qind të volumit të tregtisë me jashtë.

Ky projekt do të mbështesë rritjen ekonomike të Shqipërisë për sigurimin e kredititmit. Fondi do të shpërndahet nga 5 banka tregtare në vend.

Ky projekt u mundëson kompanive shqiptare kredi nga 50 mijë në 500 mijë euro. Fondet do të lokalizohen sidomos për zonat më pak të zhvilluara të vendit, në sektorë që ndihmojnë në hapjen e vendeve të reja të punës, në agrikulturë apo prodhimin e energjisë së pastër.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids

"Pastrimi" paralajmëron procedimin e borxheve tek përmbaruesit, pagesa e faturave deri më 6 shtator

Ekonomi
Kalo në kategori