LAJMI I FUNDIT:

Euro në Shqipëri, jo para hyrjes në BE

Euro në Shqipëri, jo para hyrjes në BE

Rreth 70 për qind e kredive jepen në valutë dhe në pjesën dërrmuese në euro. Gati 68 për qind e tregtisë me jashtë kryhet me vendet e Bashkimit Evropian, të cilat kanë monedhë të përbashkët euron. Po ashtu, pjesa kryesore e të ardhurave nga emigrantët rezulton në euro, lidhur edhe me vendbanimet e shqiptarëve jashtë atdheut.

Të gjithë këta faktorë forcojnë idenë e kahershme të zëvendësimit të lekut, de jure, me monedhën euro, sikundër po veprojnë disa vende anëtare të BE-së. Por Banka e Shqipërisë e shikon këtë mundësi shumë të largët. Ekspertë të saj nuk e hedhin poshtë zëvendësimin e lekut me euron, pasi të jenë mbyllur
disa çështje. E para, që konsiderohet më e rëndësishmja, lidhet me anëtarësimin e Shqipërisë në BE. "Duhet më parë që vendi të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, e më pas të nisin procedurat për zëvendësimin e lekut me euron, të cilat mund të zgjasin të paktën mbi dy vjet", shprehet një zyrtar
i Bankës së Shqipërisë. Kalimi në euro do të thotë ndryshe dhe reduktim i kompetencave ligjore të BSH-së, e cila do t‘i duhet të zbatojë më tej vendimet që merren nga Banka Qendrore Evropiane. Ajo përcakton qartë rregullat strikte që
duhen ndjekur nga vendi ynë, siç është borxhi publik dhe stabiliteti i çmimeve./shqip/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids

"Pastrimi" paralajmëron procedimin e borxheve tek përmbaruesit, pagesa e faturave deri më 6 shtator

Ekonomi
Kalo në kategori