LAJMI I FUNDIT:

Vera kosovare Stonecastle, në supermarketet më të mëdha britanike

Vera kosovare Stonecastle, në supermarketet më të mëdha britanike

Vera e kuqe, Stonecastle, prodhim më i fundit i bodrumit të verës në Rahovec, e cila ka pushtuar treyzat e qytetarëve të Kosovës për shkak të shijes dhe cilësisë së saj shumë të mirë, ka gjetur hapësirë shitjeje edhe në tregun perendimor.

Siç raporton websajti i specializuar www.offlicencenews.co.uk, vera nga Republika e pavarur e Kosovës, për herë të parë do fillojë të shitet në Britani të Madhe.

“Vera e prodhuar nga rrushi vranac Stoncastle, që nga muaji mars do të lansohet dhe shitet në supermarketët më të mëdha të Britanisë së Madhe”.

”Ajo do të importohet nga prodhuesi i verës Stoncastle nga Rahovec i cili ndodhet në territorin e Ballkanit. Importimi do të bëhet nga kompania NWWS në krye me David Rowe” , thuhet në njoftim të kësaj të këtij websajti.


Kompania NWWS operon në Evropë dhe Azi.

“Gjithashtu ekzistojnë planet për dërgesimin e verës nga Sarda Group në Indi dhe Republikën e Gjeorgjisë”, thuhet më tej.

Bodrumi i verës në Rahovec është privatizuar gati prej dy vitesh dhe njëri prej aksionarëve kryesorë të saj është edhe biznesmeni i njohur shqiptaro-amerikan Harri Bajraktari. Ai ka premtuar që kjo lloj vere cilësore, do të gjejë treg edhe në Shtete e Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids

"Pastrimi" paralajmëron procedimin e borxheve tek përmbaruesit, pagesa e faturave deri më 6 shtator

Ekonomi
Kalo në kategori