LAJMI I FUNDIT:

Austriakët, 200 hektarë tokë në Vlorë për kompleks turistik

Austriakët, 200 hektarë tokë në Vlorë për kompleks turistik

Vet kompania, në faqen e saj zyrtare të internetit, ka publikuar edhe lajmin se ka siguruar rreth 200 hektarë tokë në Vlorë, nga ku pret të vërë në zbatim projektin e kompleksit turistik. Ajo ka shtrirë shumë investime në disa vende të rajonit, përfshi edhe në Maqedoni.

Kryeministri Berisha priti në një takim presidentin e "Soravia Group", Hanno Soravia. Kompania e njohur austriake prezantoi plan-projektin për ndërtimin e një qendre turistike në zonën e Novoselës në Vlorë. Projekti parashikon edhe hapjen e një shkolle për turizmin.

Vlera totale e investimit llogaritet në rreth 200 milionë euro. Nga ky investim parashikohet krijimi i 2 mijë vendeve të reja pune, me ndikim në zhvillimin ekonomik të zonës.

Vet kompania, në faqen e saj zyrtare të internetit, ka publikuar edhe lajmin se ka siguruar rreth 200 hektarë tokë në Vlorë, nga ku pret të vërë në zbatim projektin e kompleksit turistik. Ajo ka shtrirë shumë investime në disa vende të rajonit, përfshi edhe në Maqedoni.


Në takimin me Kryeministrin Berisha, përfaqësuesit e "Soravia Group" kërkuan përshpejtimin e procedurave për të vënë në zbatim projektin si dhe mbështetje me infrastrukturën lidhëse: rrjetin rrugor dhe furnizimin me energji elektrike.

Nga ana e tij, Berisha i siguroi investitorët austriakë se do të punojë ngushtësisht me autoritetet lokale për të bërë të mundur shpejtimin e procedurave, si dhe do të akordojë edhe fondet e nevojshme për zhvillimin e infrastrukturës në zonën ku parashikohet të ndërtohet rezidenca turistike. /shqip/