LAJMI I FUNDIT:

Depozitat në banka – 1 miliard e 443 milionë euro

Depozitat në banka – 1 miliard e 443 milionë euro

Vetëm gjatë muajit dhjetor, depozitat në bankat komerciale në Kosovë janë rritur për 70 milionë euro. Në fund të nëntorit ato ishin 1 miliard e 381 milionë euro.

Sipas zyrtarëve të Bankës Qendrore të Kosovës, po të krahasohet 31 dhjetori i vitit të kaluar me 31 dhjetorin e vitit 2008, atëherë del se kemi një rritje të depozitave prej 32 përqind.

“Në këtë rast, gjersa në fund të nëntorit depozitat shënonin shifrën prej 1 miliard e 381 milionë euro, në fund të dhjetorit depozitat në bankat komerciale kapin shifrat prej 1 miliard e 443 milion euro e 66 mijë euro”, ka deklaruar për gazetën Lajm, Besnik Kada, zyrtarë për informim I BQK-së. /Telegrafi/